Grumbullimi i Shqipërisë në Spanjë ka nisur me risi ku janë tre lojtarë të grumbulluar për herë të parë.
Një prej tyre është Kristjan Asllani, ndoshta elementi më me perspektivë dhe më gati për të qenë pjesë e kombëtares menjëherë.
Kjo e gjitha për meritë të lojtarit të lindur në Elbasan dhe që po shkëlqen në Serinë A me Empolin ku vetëm 20-vjeç ka rrëmbyer vendin e titullarit në këtë ekip ku luajnë edhe Nedim Bajrami dhe Ardjan Ismajli.
Gjithsesi, sot Asllani ka bërë prezantimin me grupin dhe këtë emocion ai e ndau përmes një videoje që FSHF ka publikuar në Facebook.
“Jam Kristjan Asllani, sapo i jam bashkuar ekipit kombëtar. Jam shumë i lumtur dhe do jap maksimumin për këtë fanellë. Një përqafim të gjithë tifozëve shqiptarë”, thotë në videon e tij mesfushori i talentuar.
Për të flasin jashtëzakonisht mirë edhe mediat italiane dhe sipas tyre në verë klube të mëdha të Serisë A mund të trokasin në dyert e Empolit për të.
Brravo rrespekte te uroj nje karier brilante me ekipin ton kombetar , zoti te ndimoft jemi krenar per ty , rrespekte.
Eh, kur janë të rinj e nisin me vrull. Pastaj ju hyn vetja në qejf. Faji është dhe i mediave që i fryjnë më shumë seç duhet. Jo po, po e kërkon filan ekip, po e vëzhgon filani, lesh me qime. Sa i rrisin hundën lojtarëve.
Ku është Strakosha…? Për vitin që vjen nuk do të jetë më titullar. Nuk ka vend në serinë A.
Ku është Hysaj…? Po humbet si kripa në ujë.
Ja dhe Broja. Nuk po pëlqehet më nga trajneri i Sauthamptonit. Ka shumë ndeshje që nuk e njeh portën. Në ndeshjen e fundit u fut në mes të pjesës së dytë dhe nuk kapi asnjë top.
Per Brojen nuk mund te themi qe ka rene nga forma apo nuk pelqehet nga tranjeri.
Problemi eshte vecanerisht ne ndeshjen e fundit kunder Man. City ishte gabim I tmerrshem I Salisou qe shkaktoi penallti te pa nevojshme,qe ndryshoi komplet lojen. Aty s’ka cfare te bej asnje lojtar,pasi loja deri ne ate moment ishte e barabarte.
Kur u fut Broja sapo ishte bere goli.Nese skuadra demoralizohet edhe nuk I kryen detyrat si duhet,eshte e veshtire per nje lojtar te vetem te ndryshoje rrjedhen e lojes.
Tani shtypi ate pune ka te flase per kete apo ate lojtar.Nese u hyp vetja ne qejf eshte tjeter problem.
Suksese edhe uroj te na gezojne me loje te mire edhe rezultat.