Dita e dytë stërvitore e Kombëtares në Katalonjë, në dyshim Abrashi

22 Mars 2022, 17:07Sport TEMA

Shqipëria zhvilloi seancën e dytë stërvitore në vigjilje të ndeshjes së datës 26 mars ndaj Spanjës në stadiumin e Espanyol.

Grupi i futbollistëve është i plotë dhe ka kryer stërvitje të plotë, ndryshe nga dita e kaluar ku disa prej lojtarëve bënë stërvitje të diferencuar për shkak të minutave që kanë pasur me skuadrat respektive.

Ndërkaq, në dyshim mbetet Amir Abrashi pasi lojtari që aktivizohet me Grasshopper në Zvicër ka pësuar një dëmtim edhe ende është në dyshim nëse do t’i bashkohet grumbullimit.

Sakaq, kompleksi ku po stërviten kuqezinjtë është një nga më të famshmit në zonën e Katalonjës, teksa dallohet për cilësinë e fushës, madje bari përdoret edhe në stadiumin e Mestallës ku luan Valencia apo edhe në Cornella El Prat.

Kujtojmë se kombëtarja do të zbresë në fushë edhe në datën 29 mars, këtë herë në Shqipëri ndaj Gjeorgjisë në stadiumin Air Albania.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje