Një tjetër gjeneral rus vritet nga forcat ukrainase

23 Mars 2022, 18:31Sport TEMA

Një tjetër gjeneral rus është vrarë nga forcat ukrainase.

Bëhet fjalë për kolonelin Aleksey Sharov, komandanti i Brigadës 810 të Marinsave të Detit të Zi.

Skynews shkruan se vdekja e kolonelit është  konfirmuar për mediat ruse nga zyrtarët vendas.

Ndërkohë sipas NewsWeek, vdekja e tij u njoftua përmes Telegramit nga komandanti ushtarak i Odessa, Sergei Bratsuk dhe më vonë u transmetua nga mediat ukrainase, duke përfshirë agjencinë shtetërore të lajmeve Unikform.

“Komandanti i Brigadës së Marinës Ruse u neutralizua nga ushtria jonë,” tha Bratsuk, duke shtuar se “kjo do të ndodhë me këdo…që përpiqet të vrasë fëmijët tanë”. Lajmin për vdekjen e kolonelit rus e ka postuar në Twitter edhe oficeri i ushtrisë ukrainase Anatoliy Stefan.

Në të njëjtën kohë, këshilltari i Volodymyr Zelensky, Mikhail Pontoliak, tha se gjashtë gjeneralë rusë ishin vrarë gjatë luftës, ndërsa një diplomat i lartë evropian i tha Foreign Policy se mund të kishte pesë gjeneralë të vdekur. Megjithatë, Foreign Policy tha se zyrtarët e inteligjencës perëndimore theksuan se deri në njëzet gjeneralë mund të kenë vdekur.

7 komente në “Një tjetër gjeneral rus vritet nga forcat ukrainase”

  1. Zeqo Pilafi says:

    Në titull është gjeneral, në brëndësi të njoftimit bëhet fjalë për kolonel. Të jetë vallë se për këtë ç’gradim shoku Rama nuk ka dijeni dhe mund t’a ketë bërë Berisha me kokë të vetë?

    1. Franci says:

      Ja fusin pordhes gazetaret tane por dhe producentet……pasi dihet fare qarte qe oficeri madhor eshte me spirance ne kapele , me pak fjale eshte i Marines luftarake Ruse , ku dihet dhe nga nje njeri i thjeshte qe marina nuk ka gjenerale por admirale , kunderadmiral , kapiten i rangut te pare , major e keshtu me radhe sipas hierarkise ….po jo dhe gjeneral ne marine ….hapni ndonje liber o kulufer se ste gjen gje …

      1. albi says:

        Ne fakt ishte marins, jo marinar, ngjashem me marinsat amerikane, angleze etj. Dhe ne fakt ishte kolonel. Edhe amerikanet e anglezet per marinsat kane gradat e ushtrise, dhe jo te marines

  2. Nardi says:

    Tema, kshu kot per muhabet dmth, nej gjeneral ukrains ka vdek der tani apo asnje per be? ?‍♂️

  3. andi says:

    Njehere gjeneral, pastaj na del kolonel me poshte. Poshte cifuteria zelenskiane!

  4. Vin says:

    E keni par filmin Prita?dhe kto lajmet njelloj si ai filmi jane

  5. hajt heqte kembemn zvarre e u befshin 5 mije deri ne Maj…
    sa per keta putanat e vogla Putiniane me siper qe komentojne me siper… po ju soset vaji i kandilit si padronit te tyre ne krmlin…

    Смерть росіянам! Слава Україні!
    Смерть русским! Слава Украине!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

3 Komente

  1. p
    pushka

    nje kolonel... ushtria ruse ka me mijra kolonele... por gazet vari... sikur u be nami u bra nje kolonel... normal i ka lufta deshmoret

    Përgjigjjuni
    1. ?
      ????????Slava Ukraini????????

      shko edhe ti jepu nje dore

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje