Ish-futbollisti italian i bashkohet rezistencës ukrainase ndaj Rusisë

23 Mars 2022, 20:11Sport TEMA

Ish-portieri italian, Ivan Luca Vavassori pasi vari këpucët në gozhdë ka vendosur të bashkohet me ukrainasit në luftë kundër Rusisë.

29-vjeçari ka luajtur kryesisht në nivele jo të larta në Itali me skuadra si Pro Patria, Legano, Vittuone dhe Bra.

Vavassori në fakt ka lindur në Rusi dhe kur ishte pesë-vjeç ai u birësua nga një familje italiane. Në aplikacionin “Tik Tok”, ai tregoi historinë e tij nga fronti i luftës.

Ai është djali i birësuar i Pietro Vavassori, pronar i “Italsempione”, një kompani e rëndësishme logjistike, dhe i Alessandra Sgarella-s. Kjo e fundit është e njohur pasi u rrëmbye nga “Ndrangheta” në vitin 1997.

Ivan pasi mori “ok” nga ambasada ukrainase në Itali u bashkua me “Legjionin e Mbrojtjes Ndërkombëtare të Ukrainës”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje