
Polonia pësoi një disfatë të rëndë në transfertë ndaj Moldavisë me shifrat 3-2. Në ndeshjen kualifikuese të Euro 2024, aty ku pjesë e Grupit E është edhe Shqipëria, polakët shpërdoruan një disavantazh prej dy golash duke pësuar më pas tre në pjesën e dytë.
Kombëtarja polake pësoi një “black-out” të pashpjegueshëm ndërsa edhe trajneri Fernando Santos pas sfidës, në konferencë për shtyp theksoi se ekipi i tij thjesht u zhduk nga fusha në fraksionin e dytë.
“Sinqerisht, nuk e di çfarë të them. Në këtë ndeshje duhej të ishim të përqëndruar dhe jo të frikësuar. Luajtëm shumë mirë në pjesën e parë, ishim agresivë dhe të fokusuar, krijuam shanse dhe realizuam dy gola.
Në pushim i thashë lojtarëve se ishim në rrugën e duhur, por në fraksionin e dytë, skuadra u zhduk nga fusha. Nuk e di çfarë ndodhi, është e pashpjegueshme. Pësuam një gol, por mund të realizonim të tretin. Nuk kam çfarë emri t’i vendos përveçse një mungese totale të përqëndrimit”, u shpreh Santos.
Pas kësaj disfate, Polonia komplikon situatën në Grupin E teksa përfiton Shqipëria që ngjitet në vendin e dytë me gjashtë pikë me polakët që e shohin veten në vendin e katërt me 3 pikë.
Per mua fitoria me ishujt Faroe ishte fat i madh sepse edhe mund te ishim barazuar, ka momente qe mbrotja e mes fusha hallakaten, duhet force fizike dhe taktike per te fituar, duhet lojtur me zemer qe te arrijme objektivin. Nuk duhet vetekenaqesi por analize objektive qe te korigjohen gabimet ne fushen e lojes
Komplikimin e beri Cikalleshi,sepse nuk po them per humbejen e penalltise mbasi ndodh,por dy rastet qe nuk i falen nje sulmuesi me eksperiencs si ai.Dhe me 3-0 pjesa e pare ,ne te dyten mund te shkonin edhe 5 me 0.
Edrejte, por sidoqofte Sokol Cikalleshi eshte nje lojtar i talentuar qe ka bere shume per ekipin kombetar. Thjesht nuk ishte dita e tij. Sidoqofte, me ka bere pershtypje ekipi i Ishujve Faroe, qe edhe perballe nje ekipi te afirmuar si ai i Shqiperise, luajti me sa mundi duke na vene disa here ne veshtiresi. Sidomos pas golit te barazimit, ata moren shume zemerdhe luajten pa frike. Vendosi eksperienca e lojtareve tane qe luajne ne kampionatet me te forta te botes.