Trajneri Silvinjo shpall listën e Kombëtares për ndeshjet e shtatorit ndaj Gjibraltarit dhe Letonisë

29 Gusht 2025, 10:23Sport TEMA
Trajneri Silvinjo shpall listën e Kombëtares për ndeshjet e

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, ka shpallur listën e lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet e muajit shtator, miqësoren ndaj Gjibraltarit dhe sfidën kualifikuese të Kupës së Botës kundër Letonisë.

Tekniku kuqezi ka thirrur 25 futbollistë.

Portierë: Thomas Strakosha, Elhan Kastrati, Mario Dajsinani

Mbrojtës: Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Mario Mitaj, Naser Aliji, Marash Kumbulla, Adrian Bajrami, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti

Mesfushorë: Ylber Ramadani, Juljan Shehu, Kristjan Asllani, Medon Berisha, Qazim Laçi, Adrion Pajaziti, Nedim Bajrami, Arbër Hoxha, Ernest Muçi, Jasir Asani

Sulmues: Armando Broja, Myrto Uzuni, Rey Manaj, Mirlind Daku

Grumbullimi i Kombëtares do të nisë të hënën, më 1 shtator, në Malaga, ku kuqezinjtë do të përgatiten për ndeshjen miqësore ndaj Gjibraltarit, e cila do të luhet më 4 shtator në stadiumin “Europa Point”, në orën 18:00.

Më pas, më 5 shtator, Kombëtarja do të rikthehet në Tiranë për të vijuar përgatitjet në kuadër të ndeshjes kualifikuese ndaj Letonisë, që do të zhvillohet më 9 shtator, në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:45.

4 Komente

  1. K
    Koli

    Hysaj dhe Balliu jane Rezerva te Fundit fare ne ekipet e tyre.Balliu 34 vjec,Hysaj 31 vjec,nuk luajne ne ekipe nga nje kohe e gjate.Kurse Kurdulan 22 vjec luan ne Turqi me ekipin qe doli i 3 vjet,me Syvaspor dhe keta nuk e marrin.Kristian Shpendi mbahet per nje lojtar i cili i keshillohej Trajnerit Italian ta merrte ne Kombetaren Italiane,nuk qenka ai per Shqiperine?Po e qelbni fare kete Histori tani,merrni Lojtare te rinj se keto qe ke nuk japin me,i ka mbaruar Benzina.Kur nuk rrahen dot dhe Letonine atje si thoni pa Turp do ikim ne Boteror.Pervec 3 lojtareve qe luajne ne Formacion ne ekipet e tyre,te tjeret jane te gjithe Rezerva.

    Përgjigjjuni
    1. z
      zeri i arsyes

      Mitaj duhet kaluar ne mesfushe, jo me ne mbrojtje. Ka iniciative dhe e shtyn topin perpara duke dribluar kundeshtarin e krijuar peshtjellim ne mbrojtjen kundeshtare. Aliji per bukuri eshte ne krah te majte te mbrojtjes, nuk eshte diferenca me Mitajn aq e madhe.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tifozi plak

        Manaj ,Uzuni ,muci kane provuar pa hije dyshimi se nuku jane per ndeshje te nivelit te larte me kombetaren .Nuku e di se kush duhet te thirret por keta nuku duhet .Daku nuku keq.Broja eshte jashte forme me vrapon me ngadale se plaka ime .Eshe evertete se beri nja dy gola te bukur me Hungarine por ajo ishte 4 vjet me pare , s'eshte me ai i pari e nuku e di se ke duht te therrese .bajrami gjithashtu s'eshte me ai i pari , asani po ashtu .Asllani c'ka .Mbrojtja eshte mire , portieri mire .

        Përgjigjjuni
        1. T
          Teo

          Ku eshte Berisha. Stratosphere luan me squadron? Po Hysaj cdo? Ka muaj pa luajtur. Qoka pa fund. Une mendoj qe deri ne fund do mundim vetem Gjibraltarin.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje