
Xhuliano Skuka u largua nga Partizani në drejtim të Metz në kampionatin francez, por gjërat nuk po shkojnë në mënyrën më të mirë për sulmuesin shqiptar.
Vetëm pak minuta në kampionat, nuk i kanë mjaftuar për të treguar asgjë, teksa ndeshjet e fundit është lënë pushim.
Për të dytën ndeshje radhazi, Skuka do ta ndjekë skuadrën e tij nga shtëpia. Në ndeshjen ndaj Bordo ku Metz fitoi me rezultatin 3-0, Skuka nuk u grumbullua nga skuadra e tij. Por, nuk është e vetmja ndeshje duke qenë se tekniku Lazlo Boloni e ka lënë pushim edhe për ndeshjen e sotme ndaj.
Metz luan ndaj St. Etien ndeshjen e javës së 32 teksa do të synojë ngjitjen në Ligën e Parë franceze. Kampionati kryesohet nga Le Havre që ka 64 pikë.
E ka shume te veshtire Skuka,ka para nje Gjeorgjian qe nuk mbahet,ç'do ndeshje shenon gol,edhe ne ate te fundit shenoi perseri dygolsh,dhe eshte vetem 22 vjeç.Skuka duhet te jete ne super forme qe te mund te marri ndo nje minute,per kete sezion ska shume mundesi,po e mbajten,ndoshta me nje pergatitje te mire fizike,e te shesin Gjeorgjianin,mundet,ne te kundert,duhet te nderroje skuader. Nganjehere dy lek me shume te shkaterrojne karrieren!!