
Mediat e huaja, kryesisht ata spanjolle, vijojnë t’i bëjnë jehonë sulmuesit të Kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni. Bomberi i Granada-s është golashënuesi më i mirë në Kategorinë e Dytë Spanjolle dhe ka shifrat e më të mëdhenjve në Evropë.
Së fundmi, “Estadio Deportivo” ka nxjerrë disa të dhëna që e bëjnë Uzunin të jetë mbi yjet e futbollit botëror. Në fakt, futbollistin shqiptar e kalon vetëm Erling Haaland i Manchester Cityt dhe Jonathan David i Lille në dopietat dhe tripletat.
Këtë sezon, bomberi kuqezi ka arritur të arrijë katër dopieta dhe një hat-trick. Ai është vetëm një dopietë prapa David dhe Haaland, por ky i fundit ka shënuar 4 tripleta.
Në këtë mënyrë, Uzuni është lojtari i tretë me më shumë dopieta dhe tripleta në pesë ligat kryesore evropiane, duke kaluar yje si Mbappe, Benzema, Leëandoëski, Osimhen, Messi dhe Neymar.
Legjenda e Granadës dhe e futbollit spanjoll, Álex Honrubia, në revistën Panenka, u shpreh për Uzunin:
Është një nga ata sulmues që nuk kërkon leje. Hyn dhe ndez një cigare në mes të lokalit pa përshëndetur.
Thjesht qëllon”. Pra, Uzuni ka rrëmbyer zemrat e të gjithëve me 19 golat e tij deri më tani. Dhe Klauzola prej 12 milionë eurosh, do të rritet në 25 milionë euro në rast se Granada ngjitet në La Liga.

Epo c'eshte ky turk sterturku , me kete emer e mbiemer te shemtuar , qe te vret veshin e te ngre nervat ?!
Epo c'eshte ky turk sterturku , me kete emer e mbiemer te shemtuar , qe te vret veshin e te ngre nervat ?!
I paska bere te gjitha, tripleta, dopieta, kuadroleta, vetem me shqiperine ben bixgen ky turkoshaku, i ka dhjer te gjithe, mesin Ronaldon, Mbapen pa Haaland se ka problemetj
Thuaj nje fjale te mire more mik, ne vend qe te besh kritikun. Fakt eshte se Myrto Uzuni eshte nje lojtar shume punetor. E kam pare shume here ne ndeshjet e Granadas dhe leviz nga mbrojtja ne sulm. Edhe ne kombetare ben shume pune, packa se ne pergjithesi kombetarja jone nuk ka patur shume suksese. Te shohim cfare do bejne me trajnerin e ri.