VENDIMI/ Gjykata vendos të mos rregjistrojë Asamblenë zgjedhore të FSHF-së: Ka shkelje të rënda dhe të pakalueshme

29 Korrik 2022, 11:37Sport TEMA

VENDIMI/ Gjykata vendos të mos rregjistrojë Asamblenë zgjedhore

Vijon saga e mos rregjistrimit të FSHF në Gjykatë.

Gazeta TemA ka mësuar se për shkak të shkeljeve shumë të renda dhe të pakalueshme, Gjykata nuk ka rregjistruar as sot vendimet e fundit të Federatës Shqiptare të Futbollit. 

Me këtë vendim srejtuesit e FSHF-së vijojnë detyren të parregjistruar në Gjykatë, duke marrë vendime dhe prodhuar pasoja që juridikisht janë të gjitha nul.

Në seancën e sotme Gjyqtarja Anila Karanxha mori vendimin të mos e pranojë kërkesën që të regjistronte sot vendimet e Asamblese së pa legjitimuar te marsit të kaluar.

Kujtojmë se më 15 mars, përmes një procesi të manipuluar që në gjenezë, Armand Duka u rizgjodh sërish në krye të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Pa asnjë surprizë, ai siguroi 37 vota nga 43 votues të vlefshëm që morën pjesë në Asamble duke vijuar drejtimin e institucionit më të rëndësishëm të Futbollit në vend edhe për 4 vitet e ardhshme, edhe pse Gjykata edhe sot e kësaj dite nuk i njeh këto zgjedhje dhe për pasojë edhe vendimet e saj. (TemA)

8 Komente

  1. S
    Shako Durimadhi

    Po na e tregoni vendimin, ku eshte? S’ju vjen turp qe genjeni ne kete fare feje. Ne sherbim te Bashkise deri ne fund. Qe do katandiseshit keshtu …

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fshf mafia

      Hajduti

      Përgjigjjuni
      1. D
        Duka krimit

        Ky duhet futur ne burg,,,,, turpi futbollit shqiptar

        Përgjigjjuni
        1. A
          Altini

          Nuk e keni harruar besoj si kercenoi xhepisti i Sorosit para disa javesh per nje vendim qe mbronte te drejten e qytetarit kunder Bashkise: do ta shikoje ai gjyqtari ne Veting! Mesazh i qarte dhe per kete mjeranen gjyqtare, bjeri çekiçit si te themi ne perndryshe iken edhe ti me veting sic ti hoqem vellain dhe kunaten. Kjo eshte e ashtuquajtura drejtesi e re e pavarur dhe e pakorruptuar, nje grup i gatshem ne sherbim te monstrave dhe xhepisteve.

          Përgjigjjuni
          1. R
            Real

            Altin kari .

            Përgjigjjuni
          2. t
            teti deputeti

            Kur te zbardhet vendimi, flasim. Nese gazetari ose gazeta e ka vendimin, le ta publikoje. Perndryshe mos beni ham ham ham kot......

            Përgjigjjuni
            1. S
              Sara

              S'i paskeni dhene paret Kostes prandaj s'e ka kalu Anila....

              Përgjigjjuni
              1. T
                Tifozi kuq e zi

                Ky beu shijakut duhet te kishte ikur ka 10 vjet nga federata , shkaterroj futbollin shqiptar duke shitur dhe ndeshjet e komtares , kta qe e mbrojn ne komente jan sahanlepirsit e vet , bohen keq se i iken kocka qe i hedh mandi shijakut , ai ben pazare me te drejtat televizive te ndeshjeve , hiqeni bosin e haremit te FSHFs se ja ka heq petllen shqiptarve .

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje