Sulmuesi i talentuar i kombëtares shqiptare dhe skuadrës së Evertonit, Armando Broja, është detyruar të largohet nga fusha e lojës pas një dëmtimi të papritur.
Ngjarja ka ndodhur gjatë ndeshjes së sotme mes Bournemouth dhe Everton ku Broja e nisi sfidën si titullar dhe u detyrua të lë fushën e lojës në minutën e 32-të për shkak të një dëmtimi.
Ende nuk ka detaje të sakta mbi shkallën e dëmtimit, por stafi mjekësor po punon për të vlerësuar gjendjen e tij.
Ky dëmtim vjen në një periudhë kyçe për lojtarin, i cili kishte filluar të rifitonte formën pas një sezoni të vështirë.
Momenti kur Armando Broja largohet nga fusha i dëmtuar: (VIDEO)
Si përfundim ky nuk bëhet më...... . Po folët më për Brojën, duhet të keni folur më parë me Danin e Koplikut..... Është më i mirë se Broja.
E kom thonë Broja o Kal Karoce e dhe një goditje që boni në vend të godiste topin goditi tokën Futbolli dhe të gjtha sportet nuk luhen me dëshirë por me talent dhe deri më sot Broja nuk ka shfaqur ndonjë talent për të luajtur në kategoti të larta profesioniste pavaresisht se eshte stervitur dhe përgatitur në këto jategotri, Ai bën mirë të luaj në kategori më të ulta, mirë do bonte të vinte e të luante në kampionatin tonë se me emrin dhe famën që ia kanë dhënë gazetarët sporziv dhe analistët sportiv mund ti gënjejnë njerëzit për ti dërguar në shkallët e stadiumit qe janë bosh cdhe duket sikur po luhet në kohe pandemir
Broja lojtar qelqi u ngrit shume ne piedestal po asgje nuk ka dhene.Beri gabimin me te madhe qe u largua nga Sauthapton aty po ecte shume mire por kerkoi thelen e madhe por po ngei pa thel tani.
Media i ben heronj lojtaret tane.Ai mund te jete lojtar i mire i pafat por ne nuk duhet te themi ne cdo shkrim,Bomberi,Ylli apo Pylli i kombetares sone a thua se jane yjet e Brazilit apo Argjentines etj etj. Lerini lojtaret te luajne dhe shtyjini ata ta permiresojne lojen dhe jo t'ju rrisni veshet pa arsyje.Ne e kemi zakon te keq kete gje dhe une e ka theksuar ketu disa here. Mos beni llogarira kampionatesh Europiane apo Boterore dhe mos i fryni gjerat kot. Shpresojme qe te ulen me kembe ne toke te gjithe dhe te japin maksimumin e tyre pa i fryre ne se nuk na vjen mire qe te shfryhemi te gjithe dhe te zhgenjehemi nga rezultatet negative.
Keta gazetaret qe kemi ne jane koqe kandari jane thjeshte te punesuar ne nje gazette apo editorial por se kane haberin nga sporti ndryshe nuk kane si shpjegohen elozhet e tyre ne drejtim te lojtareve tane ne disa raste te neveritshme si per Brojen apo dhe per te tjere qe bejne ndonje gol dhe pastaj cuditerisht nuk luajne asnje ndeshje te plote kurse keta I ngrejne ne qiell sikur me qene yjet e skuadres. Broja edhe ne ato ndeshje qe ka luajtur eshte dukur si I huaj ne ekip biles nuk preferohet nga lojtaret e skuadres mendoj, kete bindje ma perforcoi sjellja ndaj tij kur u demtua ne nje rast dhe askush prej tyre nuk ndaloi lojen. Ose ka karakter te veshtire dhe nuk pershtatet ose menyra e te luajturit eshte jashte konceptit taktik te trajnerit. Dhe e fundit mund te demtohesh ne nje dyluftim por te godasesh token dhe jo topin kjo me ve ne dyshim qe jemi te mashtruar nga aftesite e tij ai do mbahet mend vetem per ato dy gola kunder Hungarise qe si te thuash na hipnotizuan apo na hodhen trute e gomarit duke kujtuar se kemi edhe ne nje lojtar jashte klase por qe ne te vertete nuk ka asnje kontribut dobishem ne kombetare. Ai eshte efikas vetem kur perdoret si zevendesues I jap te drejte Edi Rejas per kete.