VIDEO/ Asani kthehet te goli në prag të ndeshjes me Kombëtaren, ka edhe një mesazh para Serbisë

1 Qershor 2025, 15:32Sport TEMA
VIDEO/ Asani kthehet te goli në prag të ndeshjes me Kombëtaren,

Jasir Asani është rikthyer te goli pas një kohe të gjatë.

Në minutën e 44-të, sulmuesi i Kombëtares kuqezi u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë duke tundur rrjetën.

Guangju udhëheq momentalisht transfertën me Daegu falë golit të Asanit.

Rikujtojmë që për herë të fundit ai shënonte dygolësh kundër Vissel Kobe në Championsin aziatik më 12 mars të 2025-ës. Ky gol vjen pikërisht në prag të sfidës Shqipëri-Serbi, ku Asani duhet të shpalosë të gjithë aftësitë e tij për të ndihmuar Kombëtaren që të fitojë.

(VIDEO)

 

Lini një Përgjigje