VIDEO: “Babai mbrojtës/mik”, trajneri Silvinjo bëhet hit në Tik-Tok

11 Prill 2023, 15:16Sport TEMA

VIDEO: “Babai mbrojtës/mik”, trajneri Silvinjo bëhet hit

Trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Silvinjo, duket se në këto ditë është kthyer pranë familjarëve të tij dhe këtë e ka zbuluar vajza e tij.

Ajo është një emër mjaft i njohur në Tik-Tok ku poston vazhdimisht video teksa kërcen apo këndon nën ritmet e muzikës më të fundit, dhe video e fundit përfshin edhe trajnerin e kombëtares shqiptare.

Me një postim ku ajo shkruante si mbishkrim “babai mbrojtës/mik” shfaqej edhe trajneri i kuqezinjve.

Pikërisht prania e tij e ka bërë hit në rrjetet sociale, pasi postimin e vajzës së brazilianit e kanë pëlqyer menjëherë me mijëra ndjekës në rrjetin social, duke e bërë hit trajnerin e Shqipërisë.



Lini një Përgjigje