VIDEO/ I pandalshëm në Spanjë! Vedat Muriqi u lë “targën” yjeve të Barcelonës, tregolëshi e mban pas Kilian Mbape

17 Janar 2026, 18:45Sport TEMA
VIDEO/ I pandalshëm në Spanjë! Vedat Muriqi u lë

Vedat Muriqi po kalon një edicion fantastik në La Liga. Sot realizoi një dopietë në pjesën e parë për Majorkën dhe plotësoi tregolëshin personal në pjesën e dytë të duelit kundër Atletik Bilbaos. 

Goli i parë u shënua në minutën e pestë dhe zhbllokoi takimin. Më pas në minutën e 42-të, Muriqi nuk realizoi direkt nga penalltia, por e dërgoi topin në rrjetë pas pritjes fillestare të portierit.

Ai ia doli të shënonte në pjesën e dytë nga penalltia, duke çuar shifrat në 3-2, për të plotësuar tregolëshin e tij personal në këtë takim.

Muriqi me 14 gola në 20 javë kampionat, qëndron i vetëm pas Mbapes. Ky i fundit numëron 19 gola në krye të renditjes së golashënuesve. Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës është dhe lojtari i dytë me më tepër gola në historinë e Majorkas në La Liga. Vendin e parë e mban Samuel Eto.

Goli i parë i Muriqit: (VIDEO)

Goli i dytë i Muriqit: (VIDEO)

Goli i tretë i Muriqit (VIDEO)

Lini një Përgjigje