Trabzonspori merr vendimin për Muçin, publikohen edhe udhëzimet e trajnerit: Jepjani atij topin!

17 Janar 2026, 10:45Sport TEMA
Trabzonspori merr vendimin për Muçin, publikohen edhe udhëzimet

Ernest Muçi është kthyer brenda pak kohësh në lojtarin qendror të Trabzonsporit dhe klubi turk po bën maksimumin për të përfituar nga forma që po kalon sulmuesi shqiptar, i cili po shënon e jep asiste rregullisht.

Dy golat e tij në Kupë e kanë bërë edhe më shumë protagonist sulmuesin shqiptar dhe sipas mediave turke, i kanë vendosur vulën transferimit përfundimtar te Trabzonspor. Sipas “TGRT Haber”, klubi ka vendosur që të paguajë klauzolën e transferimit të Muçit në fund të sezonit ndonëse shpreson ende që të ketë një “ulje” nga Beshiktashi në shifrën prej 8 milionë eurosh.

Vendimi ka ardhur falë besimit të verbër që ka trajneri Fatih Teke te aftësitë e Muçit. Në videot e publikuara në rrjetet sociale nga klubi i Trabzonsporit, dëgjohen disa udhëzime në pushim të ndeshjes nga trajneri, i cili u tregonte qartësisht lojtarëve të kërkonin sulmuesin shqiptar. “Luani lirshmërisht, jeni të lirë në fushë. Duhet t’i japim topin Muçit”, ishte udhëzimi i tij i vazhdueshëm ndaj lojtarëve.

2 Komente

  1. M
    Merua

    Na e neveritet me kete Mucin e me Brojen persite nga nje shkrim sikur po flisni per Zidanin e Maradonen ! Kur nuk keni gje per te shkruajtur flbeni nje shkrim per ndinje zbulim planeti a ndonje Shpikje te re he te keqen

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sander

      o mero per ne jane ata qe kemi ti shko dhe ndiqi maradonat zidanet ronaldot ne keta kemi per keta do flasim dhe i urojme me te miren

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje