VIDEO/ Momente shokuese, familjarët e Pele pozojnë të qeshur ndërsa ai ndodhet në momentet e fundit

27 Dhjetor 2022, 10:23Sport TEMA

VIDEO/ Momente shokuese, familjarët e Pele pozojnë të qeshur

Legjenda e futbollit botëror, Pele po lufton me vdekjen dhe pamjet janë tmerrësisht tronditëse kur sheh se në çfarë gjendje është ai. Prej 29 nëntorit ai është i shtruar në spitalin “Albert Einstein” në Sao Paolo të Brazilit.

Gjendja e tij është përkeqësuar kohët e fundit dhe familjarët e tij kanë qenë duke i qëndruar pranë në këto çaste të vështira.

Vajzat dhe të afërmit e tij janë duke komunikuar me miqtë, teksa mediat në Brazil kanë thënë se kjo është lamtumira e fundit që Pele po jep.

Ajo që duket shokuese nga video e publikuar më poshtë, është fakti se familjarët e tij bëjnë video të qeshur, ndërsa Pele duket pa ndjenja dhe në momentet e fundit.

Të kujton pak a shumë Kastriot Islamin, që postonte foto i qeshur nga spitali me Dritëro Agollin, ndërkohë që ky i fundit ishte në jerm dhe po vdiste.

 

2 Komente

  1. Q
    QYTETARI

    Kjo eshte koha e social media qe te gjithe e doni aq shume pasi mashtroni e genjeni kaq shume Pasi ndjeni fare pak ose aspak Sepse rroni per dukjen, edhe pse e deformuar!!!!!

    Përgjigjjuni
    1. e
      edhe ndodh asnji cudi

      mundet ti ket fut noj Batute Pelja ose mundet ti ket shpetu noj pordh-te shlretit nga zori - sikleti ku ndodhet ,tu i then : beni roje ju beni , un kam shku per lesh ,pun oresh eshte oksigjeni eshte drejt fundit . dhe ato qeshin .s'mund ta mbajne dot ,mos ja fusni edhe ju nashi

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje