Real Madridi iu fal të martën dy penalltive të kthyera në gol nga Kylian Mbappe për të përmbysur 2-1 Marseille në ndeshjen e parë të raundit të parë në fazën e ligës të Champions League.
Penalltia e dytë dhënë në favor të 'Galaktikëve' ka krijuar polemika, pasi ishte inekzistente. I këtij mendimi ka qenë edhe trajneri i Marseille, Roberto De Zerbi, i cili e quan të turpshëm vendimin e arbitrit.
Ishte pak e turpshme, do ta thoja këtë edhe sikur të ishte në favorin tim. Nuk ishte penallti. Nuk mendoj se ishte kompensim për kartonin e kuq.
Pas të kuqit duhej të shtynim më shumë. Duhet të mësojmë që këto ndeshje të bëhen normalitet për ne. Vetëm kështu bëjmë hapin e madh në mentalitet dhe ambicie", tha De Zerbi mes të tjerash.
Pas ndeshjes, edhe autori i dy golave, Kylian Mbappe është shprehur se vendimi ka qenë i çuditshëm dhe se është e vështirë të ketë 'logjikë në këtë vendim'.
HAHAHHAHA Real Madrid is the most disgusting institution in history. First UCL match of the season and they are robbing Marseille at home. Vardrid has no shame pic.twitter.com/PiGeDP88s3
— Le Prince (@AtletiPrince) September 16, 2025
Shumë cinike nga Mbappe që këtë gomarllëk e cilëson "pa logjikë", mbasi nga kjo "palogjikë" realizon gomarllëkun. E neveritshme. Turpi përpihet më lehtë se mjalta.
Ky eshte nje opinion i gabuar. Kombetarja spanjolle, Reali i Madridit dhe Barcelona jane skuadrat me të persekutuara ne eventet që organizon UEFA. Kjo edhe para edhe pas VAR-it. Llogarite i kanë nxjerë fitues të pamerituar dhe i kanë detyruar edhe që të festojnê. Ky eshte persekutim.