VIDEO/ Taulant Balla apel në Kuvend: Duhet urgjent Ligji për Sponsorizimet në sport

12 Dhjetor 2025, 20:26Sport TEMA
VIDEO/ Taulant Balla apel në Kuvend: Duhet urgjent Ligji për

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka përsëritur apelin e tij për miratimin sa më të shpejtë të Ligjit për sponsorizimet në sport, duke theksuar se pa mbështetje konkrete nga biznesi, zhvillimi i ketij sektori do të mbetet i pamundur.

Balla ngriti shqetësimin se kampionatet shqiptare – nga futbolli te basketbolli – nuk mund të jenë konkuruese pa një kuadër ligjor që i lejon bizneset të investojnë dhe të mbështesin financiarisht klubet dhe aktivitetet kulturore.

“Apeli i djeshëm në Kuvend për nevojën e domosdoshme të një Ligji për sponsorizimet në sporte dhe në art. Nuk do mund të kemi më kampionate futbolli, basketbolli, etj konkuruese nëse biznesit nuk i krijohen mundësi ta mbështesë sportin, artin, etj. Pse ekipet tona nuk ecin përpara në kupat europiane? Shumë e thjeshtë përgjigjia. Duhet mbështetje. Modelet janë”, u shpreh Balla.

Ai theksoi se vendet e rajonit dhe të Europës tashmë aplikojnë modele të suksesshme sponsorizimi, të cilat i kanë ndihmuar klubet të rrisin cilësinë dhe rezultatet në arenën ndërkombëtare.

Sipas Ballës, miratimi i këtij ligji nuk është vetëm një domosdoshmëri, por një hap i vonuar që duhet të marrë zgjidhje sa më shpejt për të garantuar zhvillim të qëndrueshëm të sportit dhe artit në Shqipëri.

 

 

2 Komente

  1. a
    aa

    Sponsorizo nje her pencionistet bythqir burr

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mixha

      Tao nga Librazhdi qe le ne baste 500 mije euro ne jave.... Quo vadis Shqiperi

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje