VIDEOT që po thyejnë rrjetin në ndeshjen Lushnja-Dinamo: Lojtari kundërshtar mërzitet që rivali humb penallti, më pas hapin portën…

24 Prill 2023, 19:30Sport TEMA

VIDEOT që po thyejnë rrjetin në ndeshjen Lushnja-Dinamo: Lojtari

Dinamo arriti të presë një biletë për në Superiore për sezonin e ardhshëm. Pavarësisht humbjes ndaj Lushnjës me rezultatin 2-1, dinamovitët arritën të ngjiten matematikisht.

Për Lushnjën, kjo ishte një fitore e rëndësishme në kampionat, por rasti i një penalltie të përsëritur, është bërë viral në rrjetet sociale. Canka gjuan penalltinë, por pret portieri megjithatë përsëritet duke qenë se shumë lojtarë të Dinamos kishin hyrë në zonë.

Nga pika e bardhë niset sërish Canka, por goditja e tij shkon jashtë. Në këtë moment, futbollisti i Dinamos, Ilir Allmuça është dëshpëruar duke vënë duart në kokë.

Megjithatë, vendasit arritën të shënonin edhe golin e dytë, duke përfituar edhe nga mungesa e impenjimit të futbollistëve të Dinamos, ku pas një krosimi në zonë, Canka gjendet i vetëm para portierit, duke e çuar topin në rrjetë.





 

1 Komente

  1. G
    Gjynah!

    Solidaritet apo korrupsion?

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje