
Partizani u rikthye te fitorja, teksa mposhti Bylisin me rezultatin 2-1, në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të, në Abissnet Superiore.
Rrapaj zhbllokoi sfidën në minutën e 18-të, duke i dhënë avantazhin të kuqve, por Esquerdinha vendosi baraspeshën në minutën e 35-të.
Në minutën e 55-të, ishte Da Silva që shënoi golin e dytë dhe të fitores për Partizanin, me brazilianin që u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke e ndalur topin në fundin e rrjetës.
Partizani mbetet në vendin e dytë me 51 pikë dhe ndjek kryesuesit e Tiranës, që ndodhen në kuotën e 56 pikëve.
Ndërkohë Bylisi rrezikon rënien nga kategoria, teksa mban vendin e parafundit me 33 pikë.
Lini një Përgjigje