Skënderbeu dhe Dinamo sigurojnë automatikisht ngjitjen në Kategorinë Superiore

23 Prill 2023, 17:12Sport TEMA

Skënderbeu dhe Dinamo sigurojnë automatikisht ngjitjen në

Ka përfunduar sot java e 24 e Kategorisë së Parë të futbollit. Kjo javë konfirmoi Skënderbeun në vend të parë. Dinamo megjithëse u mund në Lushnje nuk rrezikon gjë pasi Flamurtari i vendit të tretë u mposht në shtëpi nga Tomori.

Me këto rezultate Skënderbeu siguron kalimin në Superiore kur mbeten edhe kur mbeten edhe 2 javë nga përfundimi i kampionatit. Gjithashtu edhe Dinamo e siguron kalimin në Superiore pasi javës tjetër me Tërbunin do t’i marrë pikët në tavolinë.

Kjo situatë bën që Flamurtari dhe Tomori të luftojnë për vendin e “Play-Off” pasi ndahen nga vetëm 3 pikë, me vlonjatët që janë në të tretin.

Besëlidhja tashmë ka rënë nga kategoria, ndërsa fitorja e Lushnjes i jep shpresë për qëndrimin në Kategorinë e Parë.

Renditja

2 Komente

  1. S
    Sopoti

    Te gjeje vrime ku te futet ai miu i Lozhanit, se edhe ne breket e kryetare Sefës te fshihet ne Lushnje, do ta gjejne kete Braçe mutin...

    Përgjigjjuni
    1. I
      Iva Tito

      Erjon Braçe ka mbaruar me kohe si Partizani si dyshja Baçi-Naçi...

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje