Një spektator special, Sylvinho vëzhgon nga afër disa lojtarë të Superiores para sfidave të qershorit

22 Prill 2023, 17:18Sport TEMA

Një spektator special, Sylvinho vëzhgon nga afër disa

Tekniku i kombëtares kuqezi Sylvinho së bashku me ndihmësit e tij Ervin Bulku dhe Doriva kanë ndejkur ditën e sotme nga afër ndeshjen mes Egnatias dhe Laccit.

Një ndeshje që u mbyll në barazim, por që shfaqi interesin e trajnerit kuqezi për të ndjekur nga pranë, kjo për faktin se ky takim luhej dhe në kryeqytet në stadiumin “Partizani”.

Gjithashtu ai pati mundësinë të shohi nga afër disa lojtarë të cilët mund të jenë dhe pjesë e kombëtares për sfidat e qershorit.

Sidomos skuadra e Egnatias ka bërë mjaft mirë këtë sezon dhe ndoshta tek ekipi i Edlir Tetovës, Sylvinho mund të gjejë ndonjë përforcim.

 

Lini një Përgjigje