
Tirana mposht për herë të parë këtë sezon Vllazninë dhe hedh një hap të madh drejt titullit kampion.
Bardheblutë fitojnë 1-0 në “Loro Boriçi” klasiken e futbollit shqiptar dhe ngjiten në kuotën e 56 pikëve në tabelën e klasifikimit.
Vendos një gol i Abazajt në fund të pjesës së parë. Shkodranët nuk arrijnë të përfitojnë nga ndalesa e Egnatias dhe humbasin një mundësi të mirë për të marrë vendin e tretë në renditje.
Bardheblutë çojnë momentalisht në 8 pikë diferencën me rivalët e Partizanit, që do të luajnë nesër ndeshjen respektive të javës së 30-të të kampionatit.
Teuta është rikthyer te suksesi në Superiore pas disa javësh jo të mira duke mundur Erzenin në derbin e Durrësit me shifrat 2-0.
Lorenco Vila dhe Sherif Kallaku ishin ata që i dhanë tre pikët skuadrës së Martinit.
Me këtë fitore, “djemtë e detit” ngjiten në vendin e gjashtë duke zbritur Erzenin një vend më poshtë, por me pikë të barabarta.
Lini një Përgjigje