Zoran Zekic “ëndërron” largimin nga Partizani, por drejtuesit i vënë “veton”

4 Tetor 2023, 12:25Sport TEMA

Zoran Zekic “ëndërron” largimin nga Partizani, por


Zoran Zekic mori drejtimin e Partizanit në merkaton e verës, teksa arriti që të shkojë deri në “Play-Off” e Conference League. Tashmë në ditët e fundit ka nisur të flitet për një largim të tij nga ekipi i demave. Paraqitjet e të kuqve në kampionat nuk janë në nivelin e kërkuar, por kjo nuk është arsyeja.

Në Kroaci synojnë rikthimin e tij te Osijek dhe Zekic e “ëndërron” në fakt diçka të tillë. Kroati do ta dëshironte rikthimin në vendlindje për të marrë sërish në dorë frenat e Osijek, skuadër që  e ka drejtuar në sezonin 2015-2019.

Nga ana tjetër te Partizani janë të kënaqur me Zekic dhe drejtuesit pavarësisht zërave nuk kanë ndërmend të privohen nga largimi i tij. Sipas klubit interesi për Zekic është diçka pozitive, por trajneri ka kontratë me kryeqytetasit dhe duhet ta reskeptojë diçka të tillë deri në fund.

Në këto kushte me qëndrimin e drejtuesve të kuq, duket se do të bie pista e rikthimit te Osijek, të paktën tani për momentin.

2 Komente

  1. S
    Shqipkaret tane karagjoza Klubesh

    zhduke mer serbin nga Partizani o trukashte .ala me ndjenje inferioriteti e bythhaps para ktyre shkerdhatave te ballakanit qe pas kraheve s'len pisllik pa ber e then kunder shqiptareve !

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nuk eshte serb o rote kari

      Eshte kroat ilire

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje