Zyrtare, Lionel Messi e mbyll me PSG-në, reagimi i Al Khelaifit

3 Qershor 2023, 19:31Sport TEMA

Zyrtare, Lionel Messi e mbyll me PSG-në, reagimi i Al Khelaifit

Epoka e Lionel Messit te Paris Saint-Germain ka përfunduar zyrtarisht. Konfirmimi erdhi këtë të shtunë nga vetë klubi parizien para ndeshjes me Clermont.

Spekulimet rreth së ardhmes së Messit në Francë arritën kulmin të enjten, kur trajneri i PSG-së, Christophe Galtier, falënderoi Messin për kontributin e tij për klubin dhe vuri në dukje se ndeshja e tij e fundit do të ishte pikërisht kjo ndaj Clermont.

“Do të doja të falënderoja Leo Messin për dy sezonet e tij në Paris”, tha presidenti dhe CEO i PSG-së, Nasser Al-Khelaïfi. “Të shohësh shtatë here fituesin e Topit të Artë me fanellën e Parisit dhe në “Parc des Princes” ishte kënaqësi.

Kontributi i tij për Paris Saint-Germain dhe Ligue 1 nuk mund të nënvlerësohet dhe ne i urojmë Leos dhe familjes së tij gjithë të mirat për të ardhmen”.

Për largimin nga PSG foli edhe vetë “ylli” argjentinas:

“Dëshiroj të falënderoj klubin, qytetin e Parisit dhe njerëzit e tij për këto dy vite. Ju uroj gjithë të mirat për të ardhmen”.

Messi, i cili do të jetë 36 vjeç në fund të qershorit, iu bashkua Paris Saint-Germain në vitin 2021 pas një karriere të shkëlqyer te Barcelona. Megjithëse ai shënoi 22 gola dhe asistoi në 30 të tjerë në 57 ndeshje, marrëdhënia e Messit me PSG-në u përkeqësua kur braktisi stërvitjen për një vizitë të paautorizuar në Arabinë Saudite. Klubi e pezulloi Messin, i cili më vonë kërkoi falje. Por kjo nuk i ndali thashethemet për largimin e tij të mundshëm.

Lini një Përgjigje