600 mln euro për dy vite: Messi pranon ofertën e Al Hilal, zyrtarizimi do të bëhet më 6 Qershor

3 Qershor 2023, 12:06Sport TEMA

600 mln euro për dy vite: Messi pranon ofertën e Al Hilal, zyrtarizimi

Duket se kanë marrë fund dilemat se ku do ta vazhdojë të ardhmen e tij, ylli argjentinas Lionel Messi, i cili do të mbyll aventurën me PSG-në.

Mesi do të transferohet në Arabi dhe do të jetë edhe një herë tjetër kundërshtar me Cristiano Ronaldon, duke qenë se ka pranuar ofertën e Al Hilal. 

Zyrtarizimi i tij do të bëhet në datën 6 qershor teksa më pas nuk do të vonojë as prezantimi zyrtar si futbollist i Al Hilal, ku pritet që të ketë edhe një audiencë të jashtëzakonshme.

Al Hilal i ka ofruar "pleshtit" një kontratë dy vjeçare nga ku do të përfitojë 600 milionë euro. Pas zyrtarizmit, Messi do të shndërrohet në lojtarin më të paguar në botë, duke kaluar në këtë mënyrë Ronaldon.

Sipas asaj që raporton spanjollja, “Sport.es” klubi arab ka nisur nga puna për të planifikuar gjithçka që në datën 6 qershor të bëhet zyrtarizimi i tij. 

1 Komente

  1. s
    sabrima_ehhhh

    Hallall. I meriton deri ne centin e fundit se eshte unik. Vetem mos te thote se qysh i vogel baba i ka treguar me dashuri per Arabine. Si dikur njeri qe ishte mbrujtur me dashuri per Kuvajtin.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje