ZYRTARE: Rei Manaj do të jetë lojtari i ri i Sivasspor në Turqi

22 Gusht 2023, 13:40Sport TEMA

ZYRTARE: Rei Manaj do të jetë lojtari i ri i Sivasspor në Turqi


Sulmuesi i kombëtares shqiptare Rei Manaj do të luajë për 3 vitet e ardhshme me Sivassporin në Turqi.

26 vjeçari arriti akordin me ekipin turk për 3 vitet e ardhshme me mundësinë e zgjatjes së kontratës edhe për dy vite të tjera.

Javët e fundit u përfol që Manaj mund të ishte pjesë e Sampdorias ose Frosinones, por ka qenë Sivasspor që ka qenë më konkret në interesimin e saj për shërbimet e sulmuesit kuqezi.

Ish sulmuesi i Interit dhe Barcelonës do të rikthehet në fushën e blertë pasi që nga janari ishte pa ekip kur përfundoi aventura e tij me Watfordin në Angli.

2 Komente

  1. E
    Enes

    Arritje e madhe phhhh

    Përgjigjjuni
    1. x
      xhelua

      Ky legeni kishte folur spanjish, mendon se te ben futbollist te madh gjuha legen burre per mua te mos e marrin me ne kombetare kete BQ, kush nuk e do me shpirt kete vend me te mira dhe te keqiat e tij nuk meriton te na perfaqsoje.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje