Durrës, dyndje të huajsh për festa! Prenotimet kanë arritur kulmin këtë vit, bullgarët dhe polakët më të interesuarit

29 Dhjetor 2024, 20:08Turizëm TEMA

Durrës, dyndje të huajsh për festa! Prenotimet kanë arritur

Këtë fundviti, Durrësi do të jetë një nga destinacionet e festës për shumë vendas dhe të huaj.Kërkesat për rezervime kanë qenë në kulmin e tyre për këtë sezon festiv në restorantet dhe hotelet buzë detit.

“Rezervimet i kemi nisur që në nëntor dhe janë mbyllur tani, pasi kemi pasur shumë kërkesa. Janë kryesisht mysafirë vendas dhe nga diaspora, pa përjashtuar dhe mysafirë nga Evropa, si Gjermania, Austria, Italia që kanë zgjedhur të kalojnë pushimet dimërore në Durrës.”-shprehet Anjeza Selimaj, Menaxhere Eventesh.

Kemi shumë prenotime, sidomos kemi grupe nga Bullgaria, polakë. Kemi dhe kërkesa të shumta nga Shqipëria.”-shprehet Gledia Borici.

Të festuarit buzë detit, shërbimi i mirë, atmosfera dhe ofertat speciale janë disa nga arsyet që i bëjnë vizitorët të zgjedhin Durrësin për festat e fundvitit.

“Vend shumë mikëpritës Shqipëria, ndjehemi mirë këtu dhe do të festojmë në bregdet. Atmosfera është shumë festive.”- u shpreh një ukrainase.

“Ka një menu të dedikuar për mbrëmjen e fundvitit dhe Krishtlindjes. Gjithashtu argëtime, shorte, dhurata dhe surpriza të ndryshme dhe patjetër muzikë live gjatë të gjithë mbrëmjes.”

“Kemi përgatitur një menu mjaft të zgjedhur dhe sigurisht nuk do të mungojë as gjeli i detit, tradicional për festat e fundvitit. Gjithashtu kemi këngëtarë dhe shfaqje me valltarë dhe shfaqjen e fishekzjarreve.”-shprehen menaxherët.

Pritshmëritë janë të larta dhe Durrësi duket gati për të ofruar jo vetëm shërbim cilësor, por edhe kujtime të bukura për të gjithë ata që zgjedhin ta kalojnë  fundvitin buzë Adriatikut.

Top Channel

5 Komente

  1. O
    O Zot cfare tjeter do te na shohen site....

    ......"nje menu e papame per vitin e Ri dhe Krishtlindje "( !!!!) duket se m'Albaniston myslot jo vetem festojne "Krishtlindje" !!!! por edhe pas vitit te Ri!!!! allah uakbar

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pis njeri...

      Ore ti rote cari m ekte fjali allah uakbar ! ik se na cave carin me keto shprehje... Pis njeri ...

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pis njeri...

        Ore ti rote cari m ekte fjali allah uakbar ! ik se na cave carin me keto shprehje... Pis njeri ...

        Përgjigjjuni
      2. P
        Popull Polak shume te dashur...

        Populli Polak , Popull me vlera dhe me nje dashamiresi te madhe shume te Respektuar... Shkoni ne Poloni dhe do te perjetonji nje dashuri te madhe ndaj mikepritjes nga Populli Polak... Popull me shume vlera Historike...

        Përgjigjjuni
        1. R
          RRAHIMI

          BULLGARET DHE POLAKET FESTOJNE KRISHTLINDJET NE DURRES ,,NGAQE KAURET KANE KISHAT E KRISHTIT ,,,,PER FESTE TE BAJRAMIT DO VIN TURQ DHE PAKISTANEZ ,,,SE KEMI XHAMIT DHE TEQET ME TE BUKURA NE MESDHE ,,,,

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje