
Zyra statistikore e Bashkimit Europian, Eurostat, ka vlerësuar Shqipërinë si një nga vendet me çmimet më të lira në Europë sa iu takon hoteleve dhe restoranteve për vitin 2024.
Për të bërë një krahasim të kostove të kontinentit europian, Eurostat ka vendosur mesataren në 100. Kjo do të thotë që nëse restorantet dhe hotelet kushtojnë mesatarisht 100 euro në BE, indeksi tregon se sa do të kushtonte e njëjta shportë në secilin vend.
Por për të shpenzuar në Shqipëri nevojiten vetëm 52 euro.
Sipas të dhënave të publikuara në një artikull të rrjetit televiziv ndërkombëtar Euronews, Zvicra është vendi më i shtrenjtë për restorante dhe hotele midis 37 vendeve të kontinentit. Një shportë standarde e këtyre shërbimeve kushton 171 euro në Zvicër, 71% më e lartë se mesatarja e BE-së.
Në vendet e tjera me bregdet mesdhetar, Kroacia është afër nivelit prej 100 eurosh, ndërsa Qiproja dhe Malta janë pak më të lira.
Për një krahasim rajonal, vendet nordike janë përgjithësisht më të shtrenjta për restorantet dhe hotelet, ndërsa vendet e Europës Perëndimore gjithashtu kanë tendencë të jenë mbi mesataren.
Irlanda, Holanda, Belgjika, Gjermania dhe Franca janë të gjitha në ose mbi pragun referues prej 100 eurosh të BE-së.
Në të kundërt, Europa Lindore dhe Ballkani janë dukshëm nën mesataren e BE-së prej 100 eurosh.
Megjithatë, krahasuar me vendet e rajonit, sërish Shqipëria renditet ndër më të ulëtat, ku lë pas vetëm Maqedoninë e Veriut, e cila rezulton me çmimet më të ulëta, 50% nën mesataren e BE-së, në 50 euro.
Në Europën Jugore, Portugalia, Spanja dhe Greqia janë dukshëm më të lira se mesatarja e BE-së, megjithëse Italia bën përjashtim.
Kjo renditje do të ndikojë në rritjen e sa më shumë turistëve në Shqipëri, ku të huajt, veç çmimeve të lira, po preferojnë edhe plazhet e rivierës shqiptare, që cilësohen si Maldivet e Europës. 2025 u konsiderua si një vit i suksesshëm për turizmin, pasi vendin tonë e vizituan mbi 12 milionë vizitorë.
Çmimet sipas vendeve
Maqedoni e Veriut – 50 Euro
Shqipëria – 52 Euro
Francë – 110 Euro
Gjermania – 112 Euro
Belgjika – 124 Euro
Holanda – 125 Euro
Irlanda – 129 Euro
Zvicra – 171 Euro
ÇMIMET NË RAJONIN E BALLKANIT
Maqedoni e Veriut – 50 Euro
Shqipëria – 52 Euro
Mali i Zi – 66 Euro
Serbia – 68 Euro
Greqia – 86 Euro
Kroacia – 95 Euro
Te lira jo ooooo . Restaurantet ne Shqiperi nuk te ofrojne ushqime te guzhines se rafinuar...por pizza , pâte mako linguin fruta deti te konservuara. Dy here kam qene ne Shqiperi. Kur isha Tirane shikoje ne Google kush jane restaurantet me étoile dhe me del ( Kripe dhe Pipere ) nga qe nuk e njohe Tiranen e gjeje me Google , ora 13 dreke , me te keq e gjeta shikoje nje pjese me llamarine , hyra i vetem si client me vone vjen nje tjeter italien besoje. Porosis nje linguin fruits de mer , haaaa me besoni ne vende te linguin kishin futur spaghetti dhe nje crevettes ( karkalec) , i kerkoje nje birre kamarieri thote ok pastaj eshte fuci dhe nuk e hap.... . Restaurant i dyte ishte nje ( Vila 76 ne mos gabohem te pazari ri ) te déra nje vajze e pyese per peshkun i fresket thote , hyje me ngitin ne katin larte , peshperitje çfare eshte i huaj apo shqiptar haaaaa ulem porosis me besoni te sherbenin fruta deti congelé nga ato me te lirat qe egzistone ne Europe tel Aldi apo Lidel qe une si blej kurre , gjitheçka mizerie. Ne funde gjeta nje resto nga keto te castit te rruga Kavajes nuk ishte keq ( Taverne Tiranase ) diçka e tille . Ajo qe me beri pershtypje ishte kur i thoshe : çfare vere keni , kemi vere shtepie , si vere shtepie ?. Veren nuk e njihnin fareeeeee vetem vere te kuqe me çdo gje , edhe sikur peshk te merje te sillnin vere te kuqe.... Shqiperia nuk ka as cuisine professionnelle e as sherbime professionnel....... Hôtel kot
eshte perse prapthi, ne shqiperi vertet eshte sic thot eurostat resorante dhe hotele jane me lire dhe paradoksi, supermarketi me i shtrenjte se kudo ne evrope, sepse asnjeri sdo te punoje qe te ket prodhim vendi
Jeni shume prapa ne perditesim.