Flukset turistike, Kumbaro: 1 milionë vizitorë të huaj gjatë dy muajve të parë të këtij vitit

5 Mars 2024, 15:30Turizëm TEMA
Flukset turistike, Kumbaro: 1 milionë vizitorë të huaj gjatë

Rreth 1 milionë turistë të huaj kanë vizituar Shqipërinë në dy muajt e parë të vitit 2024.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro ka publikuar shifrat e flukseve hyrëse për muajin shkurt, ku 480, 539 vizitorë të huaj kanë vizituar vendin tonë ose 55% më shumë se shkurti i vitit të kaluar.


“Fantastike shifrat e muajit shkurt, me 55% më shumë vizitorë se shkurti i vitit të kaluar, duke bërë që Shqipëria të presë rreth 1 milionë turistë të huaj vetëm në dy muajt e parë të vitit 2024”, shkruan ministrja Kumbaro në rrjetet sociale.


Ndërkohë, për dy muajt e parë të vitit 2024 kanë udhëtuar drejt Shqipërisë 41% më shumë turistë të huaj krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023. Shifrat e larta hyrëse gjatë muajve të dimrit (janar-shkurt) konfirmojnë tendencat për ta vizituar vendin tonë si atraksion gjithëvjetor dhe jo më sezonal i lidhur me turizmin e bregdetit.

 

3 Komente

  1. t
    tradhtaret e kombit ne veprim

    Sic duket prandaj po e mbyllni Muzeun Kombetar ,qe te mos presin gjate ne rradhe.Turp i madh per bastardet qe po japin me koncesion trashegimine kulturore ,e rrezikuar nga klanet filogreke-serbe per ta zhdukur ose tjetersuar .

    Përgjigjjuni
    1. B
      Ben

      Lerini keto numrat por tregoni se sa nga parate e turisteve bien ne doren e populli fukura se Shqiperia nuk eshte e vetem e politikave dhe te pasurve.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tasi i makaronave ne Paris

        Keta numerojne sa hyjne dhe dalin nga Shqiperia, nuk shikojne cilesine e atyre "turistave". Pjesa me emadhe e atyre qe hyjne ne Shqiperi jane nga ata qe sjellin buke me vete dhe bmurren ne You Tube kur gjejne nje dreke apo hotel te lire.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje