“Forbes”: Plazhet e Ksamilit ndër më të bukurit në Evropë

4 Maj 2024, 14:35Turizëm TEMA
“Forbes”: Plazhet e Ksamilit ndër më të bukurit

Bazuar në votat e 103 224 udhëtarëve në mbarë botën nga 116 vende, 15 plazhet e përzgjedhura evropiane përfshijnë plazhe të izoluara, të njohura dhe ”të egra”, për arratisje romantike ose aventura familjare, shkruan Cecilia Rodriguez për revistën e njohur ”Forbes”.

Në këto plazhe ka vend për çdo aktivitet, nga sportet intensive ujore deri tek natyra e  virgjër për shëtitje dhe janë gjithashtu ndër më të sigurtat për pushimet evropiane.

”Katër ishujt e Ksamilit të Shqipërisë, me disa nga plazhet më të bukura dhe më sekrete në vend, admirohen për bimësinë e tyre të harlisur dhe të gjelbër gjatë gjithë vitit dhe mund të arrihen vetëm me varka të vogla”, thekson ”Forbes”.


”Njëzet minuta me makinë nga qendra e qytetit të Sarandës, Ksamili është një fshat dhe një ish-bashki në rivierën e Shqipërisë së Jugut, pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit dhe një nga kryeqytetet evropiane të të rinjve”, thuhet më tej.

”Këta ishuj janë ndër destinacionet më të njohura në rajon dhe zona është e njohur për rritjen e ullinjve, limonëve dhe mandarinave. Midhjet kultivohen në Lagunën e Butrintit aty pranë”, e mbyll shkrimin ”Forbes”.

1 Komente

  1. T
    Turisti

    Duke i bo reklam Ksamilit Ju i keni bere reklam rremujes qe te afron ky plazh . Ata turista te huaj qe kane shkuar per here te pare ne Kshamil , se jane terhequr nga reklamat e rreme qe i behen kane ngelur te zhgenjyer dhe nuk kon qendruar asnje ore për të frekuentuar kete plazh te qelbur dhe nuk kane ardhur per here te dyte por kane shkuar ne plazhe te tjera te Shqiperise qe jane me te bukura se Ksamili

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje