Shqipëria me rritjen më të lartë të pasagjerëve nga ajri në mars, Rama: Nga lart akoma më lart

2 Maj 2024, 15:39Turizëm TEMA
Shqipëria me rritjen më të lartë të pasagjerëve

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një tabelë që tregon se Shqipëria renditet në vendin e parë për numrin e pasagjerëve ajrorë gjatë muajit Mars.

Kreu i qeverisë thotë se tabela tregon numrin në rritje krahasuar me vitin 2019, para pandemisë, ndërsa shton se vendi unë vazhdon me ritmet më të larta.


Postimi i kryeministrit Rama: 

NGA LART AKOMA MË LART

Ja edhe klasifikimi ndërkombëtar i marsit për rritjen e numrit të pasagjerëve nga ajri krahasuar me numrat e vitit 2019 (para pandemisë), ku rritja e Shqipërisë vazhdon me ritmet më të larta


Dhe e para, ata që thonë se janë shqiptarët që i mbushin avionët jo turistët, nuk duhet të harrojnë se edhe sikur të jetë kështu, ky është një lajm fantastik, sepse do të thotë që kanë shumë më tepër dëshirë të vijnë në Shqipëri, ndërkohë edhe çmimet e biletave janë ulur ndjeshëm falë shtimit të linjave ajrore. Por nuk është tamam kështu, sepse shifrat e të huajve që vijnë në Shqipëri flasin vetë, siç flet rritja marrëmendëse e dhënies së apartamenteve me qera për të huajt apo kërkesave për hotele.

E dyta, ata që thonë se s’na duhen turistët se ata vijnë për qejf, ne duam këtë e atë, nuk duhet ta harrojnë se qejfi i turistëve kushton dhe fitimet nga shpenzimet e tyre për qejf i marrin shqiptarët që punojnë, prodhojnë, shesin, shërbejnë e me radhë, ndërkohë që pjesa e të ardhura për shtetin nga rritja e aktivitetit ekonomik, investohet për të rritur pagat e investimet.

E fundit, kjo është arritje e Shqipërisë dhe gjithë këta që vijnë duke u shtuar i bëjnë jehonë pozitive vendit tonë, kur kthehen në vendet e tyre, prandaj kush s’e do qeverinë le ta shajë sa të dojë, po nuk ka pse të mos gëzohet për Shqipërinë kur e vërteta flet kaq qartë si në këtë rast

6 Komente

  1. E
    Evropiani nga Shqipëria

    Mjaft se na lodhe me shifrat e Belindes. Shiko të shpërndash me kriter të ardhurat për buxhetin dhe jepi shqiptarëve shpresë për të ardhmen. Se do detyrohesh të kthesh administratën në kamariere dhe pastruese hotelesh.

    Përgjigjjuni
    1. k
      karabina

      Edi Rama genjen, te shuan. Ka deklaruar se eshte hapur tyneli Llogarase, mbaron ne Qershor. Une shkova vete atje, nuk pash tynel, nqse ai e ben tynelin atje ku do ai, nuk eshte puna ime, une tynelin e dua atje ku vendos une. Per sa kohe qe ai ben tynel ne vend tjeter, Llogoraja per mua eshte pa tynel. Po kur genjen edhe per Aeroportin e Vlores? Une brodha gjithe Vloren, nga Sheshi Flamurit, Skele, Soda, edhe ne Kuzbaba vajta, nuk pashe aeroport. Nqse ai quan aeroport Stadiumin e Vlores, ka te drejte.

      Përgjigjjuni
    2. S
      Shkërdheni

      Mundohu, të kthesh shqiptarët, duke ju rritur pagat, ndërsa ardhja e turistëve është e mirëpritur, por me dashuri dhe mikpritje Shqiptare dhe jo, Arabe,Bangladeshit apo Indiane.

      Përgjigjjuni
      1. L
        LEF NOSI

        KRIMINEL, HORR DHE MASAKARA, NJËRI HAJDUT DHE I DEGJENERUAR. VDEKJEN E KE HAK O QEN BIR QENI O MASKARA O NDYRESIRE E KETIJ KOMBI.

        Përgjigjjuni
        1. l
          lepuri

          Zëdhënësi i Instatit ,po na jep statistika se sa turist të huaj hyjnë në vendin tonë,por nuk po na jep asnjë të dhënë se sa 'turist' shqipar largohen nga vendi ynë dhe s'kthehen më,se dhe rezultatin e censusit na e ma sekret.

          Përgjigjjuni
          1. E
            Eagle

            Po se per turistet do mendojme ne qe e Kane xhepin plot dhe bejne QEJF me cmimet tona kurse populli Po vdes per buke se nuk e perballon dot. Cfare lajmesh pakuptim keni? Lindjet buen, krimi dhe korrupsionit Ben kerdime, varferia ne kulm kurse ju gezoni se BEJNE QEJF ca majmune te huaj. Ne Kohen e Enverit jepeshin lajmet sa uzina, fabrika, shkolla hapeshin dhe sa vepra re reja ndertoheshin ose sa prodhim bukqesore merrej. Ju pellisni se BEJNE QEJF te Huajt. Zot I madhi jepu mend njerzve

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje