Vjosa në UNESCO, Kumbaro: Aplikimi gati brenda vitit

24 Prill 2024, 15:35Turizëm TEMA
Vjosa në UNESCO, Kumbaro: Aplikimi gati brenda vitit

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro ka njoftuar nisjen e punës për përfshirjen e Vjosës në listën e pasurive botërore të mbrojtura nga UNESCO, nën programin “Njeriu dhe Biosfera”.


Kumbaro ka pasur një takim me delegacionin e UNESCO-s që ka mbërritur në Tiranë, i cili do të ndjekë përgatitjen e dosjes së aplikimit.


“E lumtur të prisja në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit ekipin e UNESCO, me të cilët nisim punën për përfshirjen e Vjosës në listën e pasurive botërore përmes programit “Njeriu dhe Biosfera”. Është ky program global që synon të krijojë një bazë shkencore për të përmirësuar marrëdhëniet midis njerëzve dhe natyrës ku jetojnë, për zhvillimin e qëndrueshëm që mbron mjedisin.

Na pret një punë intensive në përgatitjen e dosjes së aplikimit, që Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura do të dorëzojnë në UNESCO brenda këtij viti, për t’i dhënë një tjetër pasaportë ndërkombëtare mbretëreshës së lumenjve europiane e për të shtuar një tjetër xhevahir shqiptar në listën e UNESCO”, shprehet Kumbaro.


Vjosa u shpall Park Kombëtar në mars të vitit 2023. Më herët, Drejtoresha e Përgjithshme e UNESCO Audrey Azoulay vizitoi Vjosën me ftesë të Ministres së Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro me qëllim përfshirjen e saj në listën e siteve të mbrojtura nga UNESCO, duke e vlerësuar si një prej lumenjve të fundit të egër në Europë dhe i pari Park Kombëtar i një lumi të paprekur.


Përgatitja e aplikimit është një proces i gjatë sipas standardeve të Organizatës Botërore të Kombëve të Bashkuara për Edukim, Shkencë dhe Kulturë, dhe Shqipëria do të asistohet nga ekipi i programit “Man and Biosphere”.

 

3 Komente

  1. G
    Genti

    Shiko se most te marrin serbet dhe greket, sllavet fustanellen, veshjen e gegeve , vallen e shpatave, eposin e kreshnikeve, fyejt , cylen, kenget polifonike etje se Vjosen nuk ta merr njeri, !! QEveri gjumashe qe i moren Lahuten e Malsise serbet!! TURRRRRRRRP

    Përgjigjjuni
    1. N
      Na mbyti paaftesia...

      Po cqesh moj ministreshe po a e ke pare sa te felliqur e ke ambjentin ne te gjithe vendin, Po ju dilni dhe tregoni fasada qe ju doni ti servirni, por po te hysh thelle ne vend e te shikosh gjendjen ti duhet te japesh doreheqje . Pisllek i madh mungese infra strukture ,menaxhim i dobet dhe lista per ministrine tuaj eshte e gjate shume sa eshte e dhimshme te pershkruhet. Kenaqeni me valen e turisteve por se besojme se ata do te duan te vijne perseri nga cfare ata gjejne e shohin. Po po vijne se ka qene vend i mbyllur per dekada por zhgenjehen shume me cfare perballen. Natyra eshte e ka bekuar vendin tone por ata qe e menaxhojne nuk jane te afte.Ska kontroll cmimesh nga ministria dhe pse duhet te vuaje shqipetari ne token e tij se ju nuk beni punen qe ju takon me gjithe ministreshen e ekonomise . Ae di kryeministri cfare personel te paafte ka???Turp e faqja e zeze sa te paafta jeni.

      Përgjigjjuni
      1. a
        arlekine te shemtuar

        Kumbaro-hanem,kishat me vlera te medha kombetare dhe europiane,objekt i vecante turistik,vazhdoni ti shkaterroni, se bashku me dylber-synetlliun rami.si duke mos vene dore mbi ndertesat e tyre ashtu dhe ne restaurimin e afreskeve te tyre.Muzika me e mire per ju eshte avazi i njejte arabisht i zerit te hoxhes,qe ne pese te mengjezit,qe zgjon te gjithe arnautet e shushatur,ku me te miret e tyre po ikin nga syte kembetj.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje