Revista amerikane “Forbes” e ka renditur Shqipërinë mes destinacioneve më të bukura evropiane për të vizituar në vitin 2024, për udhëtarët që kërkojnë pushime larg turmave masive.
“Duke festuar kulturat e ndryshme, ushqimin dhe bujqësinë dhe peizazhet e gjera të rajonit, ky udhëtim nëntë-ditor fokusohet në pritjen nga fermerët vendas, prodhuesit e ushqimit, barinjtë, guidat lokale dhe pronarët e bizneseve të vogla.
Akomodimi në shtëpitë e fshatrave, ushqimi dhe vera e zonës, është një pikë e fortë. Aventurat përfshijnë ecje 5-6 orë në ditë. Përfshihet edhe rafting në lumin Vjosa, lumi i fundit i egër në Europë”, shkruan mes të tjerash në artikull revista amerikane.
Lidhur me këtë ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama, i cili thotë se bëhet fjalë për një rrëfim për të gjitha shijet e Shqipërisë.
“Gjiganti mediatik amerikan “Forbes” zgjedh Shqipërinë në listën e vendeve të paprekura nga turizmi masiv duke propozuar një itinerar udhëtimi nëpër fshatra, ferma, shtigje e rafting në Vjosë përshkruar përmes mikpritjes së përzemërt, përvojës mes barinjve, fermerëve, verërave e ushqimit tradicional në një rrëfim për të gjitha shijet e Shqipërisë”, shkruan kryeministri.
Ore do punosh ti apo do merresh me te lexuar gazetat dhe revistat! Trap fare qenke! Me cfare lexojme ketu, shumicen e kohes e harxhon me podast, publikime ne social media, dhe mbrojtjen e te korruptuarve dhe gangesterave qe ke ne qeveri! Cfare mut shteti keni bere qe nuk jeni te afte te zhvilloni nje vend me 2.5 milione banore kur vetem metroja e qytetit ku jetoj une ne SHBA ka 6.5 milione njerez! Rrace e poshter!
Po se per turistet do mendojme ne qe e Kane xhepin plot dhe bejne QEJF me cmimet tona kurse populli Po vdes per buke se nuk e perballon dot. Cfare lajmesh pakuptim keni? Lindjet buen, krimi dhe korrupsionit Ben kerdime, varferia ne kulm kurse ju gezoni se BEJNE QEJF ca majmune te huaj. Ne Kohen e Enverit jepeshin lajmet sa uzina, fabrika, shkolla hapeshin dhe sa vepra re reja ndertoheshin ose sa prodhim bukqesore merrej. Ju pellisni se BEJNE QEJF te Huajt. Zot I madhi jepu mend njerzve