'Princesha e re e Lindjes', Rama poston foto nga revista franceze: Surprizë e këndshme në aeroportin e Parisit

15 Prill 2024, 13:29Turizëm TEMA

'Princesha e re e Lindjes', Rama poston foto nga revista franceze:

“Paris vous aime Magazine” i ka kushtuar një artikull bukurive shqiptare, me titul “Shqipëria, princesha e re e lindjes”.

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka ndarë foto nga revista franceze, ku thekson se surpriza e këndshme në aeroportin e Parisit mban emrin e Shqipërisë duke promovuar nga veriu në jug destinacionet turistike.

"ALBANIE LA NOUVELLE PRINCESSE DE L'EST

Ose surpriza e këndshme në aeroportin e Parisit që mban emrin e Shqipërisë duke promovuar nga veriu në jug destinacionet turistike, prej zonave të mbrojtura të Shkodrës deri në plazhet Sarandës, Qafën e Pazarit në Gjirokastër, hotelet e ngrohta të Korçës, kantinat e Beratit e plot shije të tjera të #ShqipërisëTuristike", shkruan Rama në Facebook.


Rama ishte në një vizitë zyrtare në Paris, ku u prit edhe nga president Macron dhe tashmë po kthehet drejt Tiranës.

 

 

Lini një Përgjigje