Komisioni për Europën i Organizatës Botërore të Turizmit, Rama: Ngre në një tjetër nivel promovimin e Shqipërisë

8 Prill 2024, 09:34Turizëm TEMA
Komisioni për Europën i Organizatës Botërore të

Nga data 7 deri më 9 Prill, Shqipëria do të jetë vendi pritës i Takimit të Komisionit për Evropën i Organizatës Botërore të Turizmit, ku marrin pjesë përfaqësues të turizmit nga 40 vende.

Në një postim në Facebook, kryeministri Edi Rama shkruan se ky organizim i rëndësishem do ta kthejë Tiranën në një pol dinamik të eventeve dhe e ngre promovimin e vendit në një tjetër nivel.

“Mirëmëngjes, dhe me entuziazmin e ndjesinë e Shqipërisë Turistike ku me të njëjtën energji i japim mirëseardhjen delegacioneve të Komisionit për Europën të Organizatës Botërore të Turizmit që do ta kthejë Tiranën në një pol dinamik të eventeve dhe ngre në një tjetër nivel promovimin e Shqipërisë, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan kryeministri Rama.

2 Komente

  1. K
    Kalec Dega

    Shume bukur, mire qe "promovon", dhe me kete rast do ndertohen nje numer nevojtoresh qe jane ne cdo cept te plazheve, ashtu si aeroporti i Kukesit, kabulli nenujor Shqiperi-Egjipt, Shkoder-Sarande hekurudhe, Mars-Surrel internet komunikim, etj etj, etj....lol

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tina'

      Po ne keto plazhet a duhet te kete Vc, banja publike apo te shkojne femijet te urinojne dhe defekojne ne det?Kush duhet te mendoje per kete?Edhe ne qytetin e Vlores qe kishte, i mbyllen.Si duket turisteve u mban shume fshikeza .

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje