Kreu i operatorëve turistikë: Bujtinat malore e rurale, do sjellin boom-in e vizitorëve këtë vit

3 Prill 2024, 22:21Turizëm TEMA

Kreu i operatorëve turistikë: Bujtinat malore e rurale, do sjellin

Kujtim Dervishi, Kryetar i Shoqatës së Restoranteve Turistike, deklaroi në studion e “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, deklaroi se turizmi malor ka marrë përparësi.

Sipas tij Shqipëria është një Zvicër e vogël, dhe vitet e fundit në vendin tonë ju është kushtuar një rëndësi e veçantë bujtinave.

Dervishi: Turizmi malor ka marrë përparësi. Ne ju kemi kushtuar shumë vëmendje bujtinave.

Pranvera Borakaj: Por pistë skish vetëm në Korçë kemi?

Dervishi: Ajo është një mangësi që ndoshta edhe biznesi edhe qeveria duhet t’i stimulojë.

Maçi: Impantet e skive investohen nga shteti.

Pranvera Borakaj: Kemi plan afatgjatë?

Dervishi: Ka dhe një problem të hapësirë gjeografike për të bërë impiant skish, fatkeqësisht as Korça nuk e ka. Së dyti edhe me ngrohjen globale, tani flitet mbi 2 mijë metra. Turizmi malor i ka kostot edhe më të mëdha, prandaj investimi publik është i domosdoshëm. Dajti ishte mbushur më shumë me turista të huaj se sa me shqiptarë. Po të shkosh në veri të Shqipërisë, ne kemi organizuar një mbledhje në Shkodër, ka një interes të madh, pasi ka shumë persona të interesuar. Sigurisht që turizmi i bregdetit është i madh, por det ka kudo.

Pranvera Borakaj: Promovojmë ne produktet shqiptare?

Dervishi: Kantinat shqiptare kanmë ecur shumë sa janë bërë trend dhe po ja kalojnë.

2 Komente

  1. E
    Eni

    Mburracake.

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vinny

      Ky este kryetari!!! Ky nuk di te lidh dy fjale e jo me te perpiloje strategji zhvillimi. Kemi turizem bregdetar thote po det ka kudo !! O Tufik, pse mal nuk ka kudo, argument zhvillimi eshte ky!! Me ngrohjen globale ka me pak bore thote prandaj duhet te investoj shteti per impiante skish !! E thene ndryshe parate e taksapaguseve shqiptar te investohen ne sektor me risk e qe do humbin para ne te ardhmen! Mjere Shqiperia qe drejtohet nga gomere te tille.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje