Rama publikon artikullin e "The Telegraph": Shqipëria sërish destinacion i preferuar për turistët

2 Prill 2024, 13:09Turizëm TEMA
Rama publikon artikullin e "The Telegraph": Shqipëria sërish

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në Facebook një shkrim të publikuar nga “The Telegrafph” ku Shqipëria vlerësohet si një nga destinacionet e preferuara për britanikët.

Kryeministri shprehet se Shqipëria është kthyer në një destinacion të pëlqyer për turistët e huaj dhe shton se edhe “The Telgraph” u sugjeron vizitorëve britanikë atraksione të veçanta të vendit tonë.

“Shqipëria konfirmohet edhe njëherë destinacioni i parapëlqyer i mediave britanike këtë herë me “The Telegraph” që u sugjeron vizitorëve britanikë atraksione interesante të vendit tonë mes bukurisë së egër të natyrës, kuzhinës së shkëlqyer dhe historisë.

Nga fundjavat dinamike në Tiranë tek aventurat e jashtëzakonshme, Shqipëria është e përgatitur për të gjitha”, shprehet Rama.

2 Komente

  1. E
    Ela

    Pse nevojitet ky vet lavdërim?!

    1. E
      Eri

      Me kete rast te ndertohen nevojtore qe mos dhjesin ne det bagetia.

      Lini një Përgjigje