Samir Mane: Turizmi është Industria e së Ardhmes

25 Mars 2024, 14:37Turizëm TEMA

Samir Mane: Turizmi është Industria e së Ardhmes

Në një kohë kur në Shqipëri të shumtë janë ata që mëndojnë se është vështirë të gjesh fushën që mund të quhet biznesi i të ardhmes, një prej sipërmarrësve më të sukseshëm në rajon duket se i ka shumë të qarta idetë e tij. Për Samir Manen, kjo industri është turizmi.

Në një intervistë për median, Presidenti i Grupit Balfin tregon se udhëtimi i tij nga student në sipërmarrës është i mbushur me sfida, me vendime të guximshme, me shumë përkushtim e mbi të gjitha me pasionin dhe vizionin për të shkuar larg, dhe për të kontribuar në shoqëri përtej biznesit. 

“ Do të ketë gjithmonë njerëz që do të duan të udhëtojnë dhe të bëjnë pushime cilësore me standarde, ndaj edhe ne në BALFIN e kemi në fokus këtë sektor. Ajo që na diferencon është se bëjmë një studim shumë të mirë tregu dhe marrim vendime të menduara shumë mirë se ku do të investojmë.Green Coast për shembull është një ndër projektet ku ne po investojmë 1 miliard Euro. Ky është një ndër projektet më të mëdha në turizëm në gjithë Ballkanin Perëndimor dhe njëkohësisht projekti më elitar në Shqipëri”, ka thënë Mane për Business Magazine.

Samir Mane rrëfen edhe një prej sfidave me të cilat u përball kur vendosi të kthehej.

“Në fakt, jam përballur që në fillim me nje sfidë të madhe; hapjen e QTU-së. Pasi kisha ndërtuar një kompani në Austri ku kam punuar për rreth 14 vjet u ktheva për të ndërtuar të parën qendër tregtare në Shqipëri dhe duhet të isha këtu. Të gjitha studimet e tregut tregonin që ishte një investim i pasigurt, pasi shqiptarët nuk ishin mësuar me qendrat tregëtare duke pasur supermarkete apo markete kudo. Edhe miqtë e mi ishin skeptikë e madje mes tyre edhe babai im më thoshte që të mos e ndërmarr këtë hap, se njerëzit nuk janë mësuar të shkojnë në qendra tregtare për pazare. Por me të gjithë kundër i besova intuitës sime dhe rezultoi një sukses i jashtëzakonshëm. 200 mijë njërëz mbushën QTU-në që në ditën e parë të hapjes. Ishte e pabesueshme”,  thotë Mane.

Mane thotë se gjithnjë ka dashur të merret me biznes. “Besoj se kam patur një intuitë biznesi që i vogël kur ndihmoja mamanë në dyqanin ku punonte. Më vonë kam parë mundësinë për të bërë biznes dhe e kam kapur. Patjetër që nuk e prisja që të kisha këtë sukses. Dhe nuk e mendoj që talenti apo intuita ka rolin kryesor në suksesin tim.

Talenti është 10 përqind dhe të jeni të sigurt që pjesa tjetër është përkushtim, punë ditë pas ditë, besim se do ja dalim me misionin për të bërë dyfish më mirë çdo vit. Nëse do quhej talent do thoja se kam talentin për të sfiduar përherë veten. Është sfidë që nuk mbaron as sot as nesër”, thotë Mane, ndërsa shton se suksesi nuk është produkt i një dite të vetme, por përmes punës në mënyrë sistematike përditë. “Kam  arritur deri këtu me punë dhe e di se vetëm kështu mund të arrij objektivat që i vendos vetes, Grupit BALFIN dhe kompanive të grupit. Punoj 10-12 orë në ditë me një pushim dreke kryesisht në zyrë. Nuk jam mësuar të bëj ndryshe.Asnjëherë nuk do rresht së punuari”, thotë Mane.

Samir Mane: Turizmi është Industria e së Ardhmes

 

9 Komente

  1. A
    Arian Bardhi

    Ku i gjete 1 miliard qe investove . Investuam ne qe i bleme qe ne projekt ndertimet .ti je nje mashtro si gjithe sera jote qe me lidhjet e tua politike mblodhe parate e njerezve

    1. N
      Nje nga Skrapari

      Samir Mane ,,,me gjithe respektin qe kam per ju do te jepja nje keshille qe merru me bisnesin tende dhe mos jep mend. Turizmi konsiderohet dege kryesore e ekonomise kryesisht ne vende te varfera me burime minerale,nafte,gazi,etj,si dhe ne vende ishullore ,apo gjysem shkretetire...Kurse Shqiperia i ka te gjitha keto,dhe industrializimi i ekonomise duke u mbeshtetur ne resurset vendore duhet te jete prioriteti i zhvillimit te vendit.Mendoni per nje cast qe Shqiperia ka burime te kromit,bakerit,hekurnikelit,metale te rralla,gazit,naftes,qymyrgurit,energjitikes ujore,perfshi edhe produktet bujqesore dhe pyjore ,etj,etj,qe nuk po me kujtohen tani dhe qe asnje vend ne Europe nuk i ka ne teresi..Turizmi duke e pare ne kete fokus konsiderohet thjesht nje dege ndihmese dhe e dores se dyte. Imagjino te ndodhi nje pandemi tjeter dhe me thjesht TURIZMIN ti do te jesh i ngordhur...Prandaj qeveria duhet te fokusohet per te ardhmen ne RIINDUSTRIALIZIMIN e ekonomise duke u mbeshtetur ne nevojat e tregut boterore.

    2. O
      Oligopoli i rregulluar!

      Eh ç'po na bëhesh si Hrushovi o Samir. Në kësi rrastesh do thuhet se jemi xheloz për ty etj, etj... Në fakt ti je biznesmen i suksesshëm nëpërmjet pushtetit. Dhe ti je një nga ata oligarkë për të cilët punon politika dhe sidomos Rama por nuk ishte mbrapa as Salehu. Për të cilët ti dukesh një lavatriçe e sofistikuar. Po të marr pak shembuj banal por që lënë të kuptohet shumë. Pse duhet të lihet autostrada hapur vetëm tek ty dhe tek Çeti...? Kjo tregon se Erioni çeri punon (me urdhër) për ju. Po si ka mundësi që edhe ku shkon ti si investor do të kaloj autostradë, tunel, rrethrotullim etj. Pa ju futur fare librave financial për të parë se sa taksa ke paguar. Mburja e jote është se ti ke 4500 vetë të punësuar (thua se ke dal për sevap, dhe jo për të fituar). Për më tepër që ke sector tollombace që nuk janë rentable. Këtu nuk po llogarris blerjet dhe shitjet e supermarketit 3 herë. Njëherë me serbët e Mishkoviçit (që xhirronte paret e Milosheviçit). Dhe pastaj me grekët. Po si ka mundësi që ty të jepen edhe vendet, truallet për të ndërtuar edhe lejet. Për të ndërtuar vila e pallate dhe thjesht të fitosh ti. Duke pas parasysh se ndërtimi është lavatriçja më e madhe në AL. Kjo do të thotë se edhe ti je në lojë duke pastru lekët e këtyre prandaj dhe shumica e ministrave nëpër emra të tjerë kanë vila ose apartamente tek ty. Dhe diçka tjetër... Pse nuk je kaq i suksesshëm dhe në Austri apo qoftë dhe nëpër Balcan. Në AL nuk ka funksionuar admin tatimore siç duhet se nqs po dhe nuk do komandohej kaq nga politika. Ti do ishe i kapur 100 herë në evasion. Tani vazhdo tregohu përralla Shqiptarëve se si pasurohesh në AL...

      1. r
        rksh

        Te qifsha fisin hajdut ,mbas qafe e ke po he.

        1. A
          Artan

          Patjeter , qe te vjedhesh ti ca toka me statusin investitor strategjik !

          1. h
            hajduti me cizme

            kurse ti je Hajduti i se tashmes.Ik pirdhu me teorite e tua o grabitqar i pasurive publike.

            1. P
              Profesor i Ekonomisë

              Sigurisht! Kjo është një "mënyrë efektive e marketingut". Si pronar i një kompanie ndërtimi, nëse po ndërton përgjatë vijës bregdetare të Shqipërisë në tokë shtetërore, pa pagesë në statusin "investitor strategjik", do të duhet të shesësh m2 me çmimin maksimal dhe të fitosh para! Është normale dhe e natyrshme. A mund të presim që ju të flisni në mbështetje të "industrisë elektronike" këtu? Unë do të bëja të njëjtën gjë kur mendoj për interesin tim personal. Por Gazeta Tema duhet t'i japë hapësirë ​​opinionit që mund të gjenerojë vlerë edhe për më të varfërit!

              1. P
                Popull

                Normal, "investitori strategjik" ju beri pashallare ne pronat e te tjereve. Mos i gezofshi !

                1. D
                  Detari

                  Keta duhen vrare nje nga nje

                  Lini një Përgjigje