
Në Shirokë të Shkodrës ka nisur puna për ndërtimin e parkimit publik.
Kryeministri Edi Rama ndau pamje nga punimet për këtë investim që do të lehtësojë ndjeshëm trafikun, veçanërisht gjatë sezonit turistik.
Rama theksoi se ky parking publik, bashkë me rrethrrotullimin e autobusëve, do të kenë ndikim të menjëhershëm në shërbimin ndaj turistëve në rritje në këtë pikë turistike të Shkodrës
Rama solli momente nga puna që po kryhet nga ndërmarrja e shërbimeve publike e bashkisë Shkodër, në vendin ku u shemb një objekt pa leje pak muaj më parë.
Sheshi i hapur nga ndërtimi pa leje do të kthehet në një hapësirë publike që do të shërbejë edhe si vendqëndrimi për autobusët e turistëve.
Sipas bashkisë Shkodër, puna për rehabilitimin e plotë të kësaj zone do të përfundojë brenda pak javësh, kohë e cila korrespondon edhe me rritjen e fluksit të turistëve.
Ky investim pritet që të sjellë lehtësim të qarkullimit të mjeteve në këtë zonë turistike dhe të ketë ndikim të menjëhershëm në shërbimin ndaj turistëve në rritje edhe në këtë pikë turistike të Shkodrës.
Hapsire me se e mjaftueshme per parkimin e makinave ne ate zone te plazhit , qe te behet nje investim me perspektive te gjate ky Parkim duhet te behet me shume kate, ku Kati I pare te jete per autobuzat dhe katet e tjera per makinat e pushuesve mundesisht te jete 8 kate dhe ne cdo cep te ketij parkimi shumekates te kete ashensore per njerezit. Mos te ndertohet nje shesh parkim se do te jete nje investim i deshtuar, meqe po e ndertoni kete parkim , bojeni ashtu sic i bon e gjithe bota ne zonat turistike bregdetare