Mbi 10 mln turistë të huaj vizituan Shqipërinë këtë vit, Rama: Arritje fantastike, e paimagjinueshme më parë

26 Dhjetor 2023, 10:44Turizëm TEMA
Mbi 10 mln turistë të huaj vizituan Shqipërinë

Mbi 10 milionë turistë të huaj kanë hyrë në Shqipëri deri mbrëmjen e së hënës. Kjo shifër u bë e ditur nga kryeministri Edi Rama me një reagim në faqen e tij zyrtare në “Facebook”.

Kjo shifër thotë kryeministri vite më parë as nuk imagjinohej dot, por sot është objektiv i arritur.

“LAJM I BUKUR!

Bashkë me Krishtlindjen kaloi edhe numri 10.000.000 i turistëve të huaj në Shqipëri; një arritje fantastike e paimagjinueshme deri pak vite më parë! GËZUAR! 10 011 500 turistë të huaj kanë hyrë në vendin tonë deri mbrëmë”, shkruan Rama.

 

Lini një Përgjigje