“Na pret prova e zjarrit" - Shqipëria arriti majën më të lartë këtë vit në turizëm, entuziasëm dhe frikë për 2024

20 Dhjetor 2023, 21:20Turizëm TEMA
“Na pret prova e zjarrit" - Shqipëria arriti majën më


Shqipëria arriti në majën më të lartë këtë vit, në ngjitjen e vazhdueshme të turizmit që parashikohet të vijojë edhe gjatë 2024-s. Deri në fund të muajit të shkuar, vendin e kanë vizituar mbi 9.5 milionë të huaj, si kurrë më parë në historinë e venit.

“Ky vit na vuri në një sprovë ku të gjithë lojtarët e skuadre sonë luajnë fort për të mirën e turizmit, ekonomisë, sportin e ri të turizmit... po ndryshon i gjithë mentaliteti dhe të gjithë parametrat e shërbimit”, tha Mirela Kumbaro, ministre e Turizmit dhe Mjedisit.

Përfaqësues të këtij sektori janë sa entuziastë nga ky moment i mirë për Shqipërinë, aq edhe të frikësuar duke e vlerësuar vitin e ardhshëm si “prova e zjarrit” për turizmin.

“Kontratat janë mbyllur. Nga ajo që shoh në përgjithësi nga tregu është një rritje që shkon deri në 35% ‘e-commitment’, apo angazhimit për të hyrë në marrëdhënie garancie. Presim 12-13 milionë turistë. Na duhet mbështetje për të përballuar këtë fluks”, shtoi Rrahman Kasa, kreu i Unionit Turistik Shqiptar.

“Turizmi na shpëtoi ndaj tani duhet ta ndihmojmë ne”, tha ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, njëherazi zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, e cila premton për angazhim shtetëror në ndihmë të sektorit.

“2024 duhet të jetë me të vërtetë në skenë e “show-t të madh”... të turizmit. Do të ketë mbështetjen e shëndetësisë, bujqësisë, infrastrukturës dhe jo vetëm. Duhet të jemi të gjithë aty për të ndihmuar sektorin që po shkëlqen”, bëri me dije Belinda Balluku, ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Në shenjë falënderimi për arritjet e këtij viti, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe Unioni Turistik Shqiptar ndanë 21 çmime dedikuar bizneseve të hotelerisë, udhëtimit, mikpritjes, por edhe institucioneve publike siç ishte “Bashkia Sarandë”.

2 Komente

  1. t
    turisti

    Kujdes me rritjen e cmimeve sepse eshte sh e veshtire te rikthesh klientet perseri, mos e ktheni suksesin ne vetshkaterrim pavaresisht te ndonje sygjerimi “ miqesore” e “ professional”

    Përgjigjjuni
    1. Roberto

      Turist ke te drejte. Me dhjetra here e kam theksuar kete gje por perseri pronaret shqiptare abuzojne me cmimet dhe nuk e kuptojne qe po filluan prap te ngrene cmimet turistet do ikin me vrap,diku gjetke. Sa me shume cmime te arsyeshme aq me shume xhiro dhe normal dhe fitimi do jete i madh. Ma besoni sepse e njoh kete sektor. Kemi kohe ne per turizem elitar. Tani duhet qe turistet qe erdhen ti mbajme qe mos ikin bile duke i trajtuar mire jo vetem qe do vine perseri por do sjellin dhe te tjere.

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje