Turistët spanjollë 'pushtojnë' Shkodrën në prag të festave: Vend i mrekullueshëm, do të kthehemi sërish

9 Dhjetor 2023, 16:12Turizëm TEMA
Turistët spanjollë 'pushtojnë'  Shkodrën në

Atmosfera e festave që ka përfshirë Shkodrën që nga 1 Dhjetori ka tërhequr përreth vetes edhe turistë të huaj të cilët ndodhen në Shqipëri. Shqiptarë që kanë ardhur nga Austria, apo turistë spanjollë i gjen në sheshin festiv të ngritur para bashkisë.


Turistët tregojnë se kanë gjetur një atmosferë të ngrohtë në Shkodër, dhe premtojnë se do të kthehen sërish në Shqipëri gjatë sezonit të verës.

“Është një vend i bukur me plot drita, një atmosferë mbresëlënëse.

Është hera e parë që vijmë këtu. duket një vend shumë i bukur. Jemi shumë të impresionuar nga kultura mesdhetare, nga festat dhe gjithçka tjetër këtu.

Ne jemi të gjithë nga Spanja. Është hera e parë që jemi në Shkodër, kemi ardhur sot në mëngjes dhe do qëndrojë për fundjavë. Kemi shumë dëshirë të vijmë sërish në verë këtu.

E dashuroj këtë, realisht e dashuroj këtë atmosferë. Njerëzit janë të lumtur, këndojnë kërcejnë i ngjan shumë Spanjës, njerëzit janë shumë të zjarrtë”, thanë turistët.


Bashkia e Shkodrës nisi festën me 1 Dhjetor nën sloganin “Gzo n’Shkodër” duke sjellë çdo natë aktivitete artistike,  gërshetuar me shtëpizat e drurit që ofrojnë produkte te zonës. Po kështu lojërat për fëmije të cilat janë kryefjalë e ditëve festive të Krishtlindjes dhe Vitit të Ri.

3 Komente

  1. Z
    Zbriten otomanet!

    Bravo Shkodranet qe e ke quajtur aktivitetin me nje URREJTJE per gjuhen letrare shqipe se "Gzo n'Shkoder!

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shkodrani

      Ne nuk kena urrejtje per gjuhen e imponuar letrare. Ajo qe ne urrejme eshte se imponimi asgjesoi gjuhen Shqipe duke fshire fjale, forma foljesh dhe te tjera ne nje mase qe ne disa raste shkon ne 70% te mases gjuhesore. Ne te njejten kohe imponimi beri te pakuptueshem disa nga autoret dhe veprat me te bukura dhe pasura te "shkrueme" ne gjuhen e bukur Shqipe. Kurrsesi nuk ka urrejtje per Shqipen e cdo forme dhe dialekti.

      Përgjigjjuni
      1. N
        Nje nga Skrapari

        Jam nga jugu,por me thene te drejten dialekti i veriut dhe vecanerisht e folura e Shkodres eshte nga me te bukurat e mozaikut te dialekteve te gjuhes shqipe.Kam miq shkodrane dhe gjithmone u them qe me mua komunikoni ne shkodrance,sepse tingellon shume bukur dhe sidomos nga femrat.Vetem per nje shpreheje nuk jam dakort,,,ca eshte kjo Nadja e mire,nderkohe qe Nadja eshte huazuar nga turqishtja,dmth mengjeze , dite ose dicka e till.

        Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje