“El HuffPost”: Shqipëria, destinacioni i ri i turistëve spanjollë për vitin 2024

26 Nëntor 2023, 09:19Turizëm TEMA

“El HuffPost”: Shqipëria, destinacioni i ri i turistëve

Presidenti i Shoqatës së Agjencive të Udhëtimeve Albacete, Ignacio Tárraga, ka rekomaduar destinacione të reja për t’u vizituar në 2024, sipas të përditshmes spanjolle “El HuffPost” (huffingtonpost.es).

Agjencia ofron fluturime direkte nga provinca Albacete, Spanjë drejt Tiranës, Shqipëri, një destinacion që revistat e specializuara të udhëtimeve e kanë cilësuar si “Karaibet e panjohura evropiane”.

Udhëtimi në Shqipëri ofron akomodim për shtatë netë, që mund të jetë në plazh ose turne të planifikuara që përfshijnë vizita kulturore.

Pse Shqipëria është konsideruar si “Karaibet e panjohura evropiane”?


Ka disa arsye pse Shqipëria njihet si një nga destinacionet e krahasuara me “Karaibet e panjohura evropiane”.

Së pari, Shqipëria ka një vijë bregdetare më shumë se 300 kilometra të gjatë, me plazhe me rërë të bardhë, ujëra të kristaltë dhe shkëmbinj të thepisur.

Së dyti, është një vend relativisht i panjohur. Së treti, Shqipëria është një vend i përballueshëm. Çmimet për hotelet, ushqimin dhe aktivitetet janë shumë më të ulëta se destinacionet turistike të Karaibeve.

Kjo e bën atë një opsion tërheqës për udhëtarët që kërkojnë të kursejnë para.

Lini një Përgjigje