Saranda, një ndër 15 Tregjet më të mirë të Krishtlindjeve në Europë

10 Dhjetor 2023, 11:10Turizëm TEMA
Saranda, një ndër 15 Tregjet më të mirë të

Saranda është zgjedhur dhe renditur si një ndër 15 Tregjet më të mira të Krishtlindjeve "Best Christmas Market" në Europë për periudhen 2023-2024* nga prestigjiozja Forbes, Conde Nast Traveller dhe European Best Destinations. Lajmi është bërë i ditur nga kryebashkiaku Oltion Çaçi. 

Ndërsa ka publikuar artikullin e Forbes, Çaçi shkruan se ''me 20,059 vota, ne kemi arritur të zëme vendin e 15-te nga 142 destinacione, dhe kjo është nje arritje e jashtezakonshme për qytetin tonë.

Deshiroj tëv falënderoj veçanërisht të gjithë qytetarët dhe vizitorët që votuan për ne, si dhe mediat e njohura Conde Nast dhe Forbes për shpalljen e këtij lajmi te mrekullueshem''. 

Pjesë nga artikulli i Forbes:

Kjo është hera e parë që Tregu i Krishtlindjeve i Sarandës në Shqipëri shfaqet në renditjen më të mirë të tregjeve të Krishtlindjeve në Evropë.

Saranda është një qytet modern, i ri, dinamik dhe një destinacion perfekt gjatë gjithë vitit për pushime me diell apo me borë.

Tregu i Krishtlindjeve i Sarandës e shndërron shëtitoren e qytetit në një vend të çudirave dimërore nga data 6 dhjetor deri më 2 janar. Me dekorime vezulluese, një pemë të bukur Krishtlindjesh, shesh patinazhi, karusel, kasolle druri dhe skena për muzikë dhe evente, ofron një atmosferë festive dhe të veçantë.

Vizitorët mund të shijojnë kuzhinën lokale, zanatet lokale dhe produktet rajonale së bashku me një program të pasur koncertesh, shfaqjesh dhe një paradë të Santa-dhe-Elves, duke e bërë atë një destinacion magjepsës pushimi.

 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Oltion Çaçi (@olticaci)

4 Komente

  1. T
    Ton

    Mos lini nam... Vetem nje land ne Gjermani ka nja 50 me te mire se Saranda ...si ne perralla...

    Përgjigjjuni
    1. I
      Iso

      Hej! Mos e teproni,i keni pare kerstmarkt ne Europe (e jo ne bote)si jane?

      Përgjigjjuni
      1. 5
        555

        Ndersa haleja e VETME poshte sheshit Skenderbej ne Tirane eshte zgjedhur si haleja me e PISTE ne bote , ku shkojne edhe miliona turiste te huaj, vetem per te bere nje selfie ne gropat e saj pa dyer dhe pa kapake plastike per t'u ulur!

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kadriu me Mehmetin

          Keni ber shum zbukurime per festen e kaurve,,,,bravo ,,,,,mos harroni dhe festen e Ramazonit dhe Baramit ,,se jemi shumica ,,,,

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje