Gjatë këtij viti vendi ynë ka pritur 9.54 milionë vizitorë të huaj.
Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një statusi në Facebook shprehet se vetëm gjatë muajit nëntor, në Shqipëri erdhën 547 mijë turistë të huaj.
Ndërsa thekson se këto janë prova që vendi ynë po vizitohet në çdo stinë të vitit dhe në çdo cep të territorit.
“9.54 milionë vizitorët e huaj që kemi pritur gjatë këtij viti. 547 mijë turistë të huaj që erdhën në Shqipëri gjatë nëntorit janë prova se vendi po vizitohet në çdo stinë të vitit e në çdo cep të territorit, duke u konfirmuar si një superdestinacion i turizmit gjithëvjetor e të qëndrueshëm”, shkruan Rama.
3-4milion jane shqiptare me pashaporte te huaj qe vijne 2-3 here ne vit, por edhe sikur te ishin te huaj, shqiptaret nuk fitojne gje, keta turiste sjellin vetem plera dhe shkaterim per shqiperine
Po deshe te lesh emer te mire, o Edi Rama, veri rendesi industrive ushqimore, te lehte dhe te rende; me turizem jetojne vendet e varfera...