Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga Muzeu i Krujës këtë të diel më 29 mars.
Rama shprehet se mbi 1000 vizitorë, vendas dhe të huaj e kanë vizituar këtë muze vetëm gjatë ditës së sotme.
“E diela e muzeve.
Mbi 1000 vizitorë vendas dhe të huaj vizituan Muzeun e Krujës këtë të diel të fundit të muajit mars”, shkruan kreu i qeverisë.
Qeveria shqiptare ka nisur përgatitjet për sezonin e ri turistik, me qëllim që vendi ynë të jetë sa më atraktiv për turistë vendas dhe të huaj.
Vetëm dy ditë më parë, kryeministri Rama zhvilloi një takim me ministrin e Turizmit Blendi Gonxhja në vilën qeveritare 31.
Kreu i qeverisë prej kohësh e ka konsideruar turizmin si një sektor kryesor, që prodhon të ardhura për ekonominë e vendit.
Po ashtu, kryeministri ka treguar edhe ambiciet e Shqipërisë, për të çuar eksportet në 1 miliard dollarë dhe që vendi të shndërrohet me sovranitet energjitik.
Rama ndër të tjera ka theksuar gjatë fjalimeve të mbajtura më herët prej tij se përpos turizmit masiv, synohet edhe ai elitar, që sjell të ardhura më të mëdha për vendin tonë.
“Një vend me 1.6 miliardë investime të huaja direkte në vit, është ai që po e lë pas korrupsionin dhe krimin e organizuar”, ka thënë Rama gjatë edicionit të dytë të MatchMaker Albania.
Kryeministri ka nënvizuar se prodhimet shqiptare tashmë kanë depërtuar në tregjet ndërkombëtare, duke qenë të pranishme në tryezat e mbi 100 shteteve të botës
Muzeu I krujes? Pse, NUK eshte shkaterruat si "veper komuniste"? Po eshte projektuar nga vajza e diktatorit.... moreeee?
Punon shume ky bastardi I Netes...e ndertoi muzeumin vete, e inaguroi vete, e hapi vete, dhe tani shet biletat vete dhe numuron vizitoret po vete. Kaq k....?!
E ç'ka per t'u mburrur dhe ç'domethene, o pasha?!
Poshte "Dinastia" PD-PS.-e....ik o Palloshe...dhe mos na trego kesi lloj Gjerash.. shiko se edhe ti je pjese e shkaterrimit te Shqiperise qe e filloj Serbi Berisha.. shiko se Nafta ka shkuar 2500-te leke...dhe mos na Trego Ekonomie e TRegut-..se edhe GJermania ka Ekonomi Tregu..por ka nje Cmim TAVAN..qe nuk Lejon Rritje nga Individe apo Firma te ndryshme.. edhe MJellin qe sjellin ne Shqiperi e sjellin nga Serbia..... Shqiperia Prodhon vetem "Reugjate".....