Rezervimet në Gjirokastër, ministrja Mirela Kumbaro: Në verë nuk ka më dhoma, ejani në vjeshtë!

28 Maj 2024, 21:00Turizëm TEMA
Rezervimet në Gjirokastër, ministrja Mirela Kumbaro: Në verë

Vitin e shkuar Shqipërinë e vizituan më shumë se 10 milionë turistë, një pjesë e mirë prej tyre zgjodhën Gjirokastrën. Ndryshim të madh ka shënuar viti 2023 që ka pritur rreth 300 mijë turistë, duke rrëzuar çdo shifër të mëparshme.

Sipas statistikave të deritanishme, viti 2024 është vit edhe më premtues sa i përket sezonit turistik.  Kjo shihet edhe në rezervimet e hoteleve në Gjirokastër.

Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro, e ftuar në emisionin INSIDER tregoi mbi shifrat dhe rezervimet e deritanishme.

“Në verë nuk ka më dhoma, ejani në vjeshtë! Madje edhe në vjeshtë janë të zëna, rezervoni për vitin tjetër”, u shpreh Kumbaro

Turistët Gjirokastrën e kanë konsideruar si vend autentik dhe me shumë traditë e kulturë, këto të fundit mund të vihen re edhe në vendet akomoduese, ku detajet historike të Gjirokastrës nuk mungojnë.

Ministria e Turizmit ka një risi në ligjin për turizmin, ndaj i ftoi të gjithë të përfshirët të aplikojnë.

“Në ndryshimin e fundit që ne kemi në ligjin për turizmin, ne kemi shtuar një kategori të re hoteli. I ftoj të gjithë ata që kanë hotele në zonat muzeale, në qendrat historike, jo vetëm në Gjirokastër, të vijnë të aplikojnë në Ministrinë e Turizmit për të marrë këtë kategori të re, që quhet “Hotel Trashëgimi Kulturore”, tha ajo.

4 Komente

  1. E
    Ed rroçka

    Na plasi ari se spaska dhoma

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sara

      ik mi zhabe idiote! 75% e shtepive ne Gjirokaster jane bosh ti na thua nuk ka me dhoma

      Përgjigjjuni
      1. A
        Autoktonus

        Car thua.per vete per dhome? Po e ha mire kete jete.

        Përgjigjjuni
        1. P
          Pensionisti

          Po cfar je ti moj kukul fotomodele, zedhenese e hoteleve? Cdo dite shohim fytyren tende ne ekrane.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje