Kumbaro takim me Vjosa Osmanin: Shqiptarët e Kosovës baza e turizmit të Shqipërisë

22 Maj 2024, 16:01Turizëm TEMA
Kumbaro takim me Vjosa Osmanin: Shqiptarët e Kosovës baza e turizmit

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ka vizituar sot Prishtinën, ku është pritur nga presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani. Në takimin me presidenten Osmani, ministrja Kumbaro u shpreh se shqiptarët e Kosovës janë baza solide e turizmit gjithëvjetor në Shqipëri.


“Turi i aktiviteteve në Prishtinë nisi me një takim shumë energjik me Presidenten e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani. Kryefjalë të bisedës kishim turizmin dhe shkëmbimet mes dy vendeve tona ku mysafirët nga Kosova mbeten baza më e qëndrueshme e turizmit gjithëvjetor, por lajmi i mirë është se edhe shqiptarët e Shqipërisë çdo vit e më shumë po preferojnë të vizitojnë atraksionet turistike e natyrore të Kosovës.

Dakordësuam për mundësi të reja bashkëpunimi në turizëm, forcim të promovimit të përbashkët të mes vendeve tona, si edhe i përcolla Presidentes Osmani ftesën për një vizitë në Shqipëri nga zonat malore në bregdet, përfshirë edhe lumin Vjosa, tashmë Park Kombëtar”, është shprehur ministrja Kumbaro.


Presidentja Osmani nga ana tjetër vlerësoi “zhvillimin dhe rritjen që ka përjetuar Shqipëria në turizëm, duke pritur shifra rekord vizitorësh”.


Gjatë qëndrimit në Prishtinë, ministrja Kumbaro do të zhvillojë takime edhe me Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë së Republikës së Kosovës, Rozeta Hajdari si dhe kryetarin e PDK, Memli Krasniqi.


Ministrja do të marrë pjesë gjithashtu në aktivitetin për çeljen e sezonit turistik të Lezhës që do të mbahet në Prishtinë, në simbolikën e mirënjohjes për të gjithë shqiptarët e Kosovës që zgjedhin Shqipërinë si destinacion.

9 Komente

  1. R
    Risena Xhaja

    Po pllaken e Sulltanit ja dhurove shoqja Kurvmbaro?

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fat man

      Shqiptaret e KOSOVES nuk jane turiste ata, jane pjese e jona dhe ne jemi nje, nuk ka shqiptar kosove e shqiptar shqipnie, por SHQIPTAR, ti vecke i llogarit si numeror per turista.

      Përgjigjjuni
      1. G
        Gostivari

        RROFSH !

        Përgjigjjuni
      2. C
        Celsi

        Kumbaro eshte femra me antipatike e qeverise Rama, moster, servile ne kulm dhe vullgare.

        Përgjigjjuni
        1. I
          ILIR

          Mirela trego pronat ne bregdetin e jugut,nga i gjete ?

          Përgjigjjuni
          1. D
            Demokrati me mend ne koke

            Nje pike e vockel jane.

            Përgjigjjuni
          2. S
            Shmil Gostivari

            Bëhemi më të përkryer, nga të gjtha aspektet, por edhe në kulturën e turizmit cdo vit. Para rreth 10 vitesh, i flaknim pa siklet bishtat e cigareve etj në rërën e Arbërisë, ndërsa sot rralë kush. Kam vënë re se dhe të huajt janë gjithnjë me frekuentë në plazhet "tipike shqiptare". Ndërrim brezash e mentalitetesh të korrigjuara. Të jetosh e pushosh në Shqipërinë detare do jetë privilegj. Lulëzojmë.

            Përgjigjjuni
            1. S
              Shefi 55

              Shume mire qe shkon ne Prishtine , por shiko Tiranen se hapsirat mes pallateve jane kthyer ne kosha mbetyrunash. Nuk e kuptoj , por ku flene keta turiste qe vijne e sidomos Italianet? Jo te gjithe flene te hotelet . Shumica flene ne pallate me qera z. Ministre.

              Përgjigjjuni
              1. k
                kurti

                Aman more po Albinin a e pe ndokund, se me duket e ka humb fillin me Shqiperine dhe veshtire se e gjen dot.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje