VIDEO: Vlora çel sezonin turistik, Rama ndan pamje nga qyteti bregdetar

16 Maj 2024, 11:54Turizëm TEMA

VIDEO: Vlora çel sezonin turistik, Rama ndan pamje nga qyteti bregdetar

Qyteti bregdetar i Vlorës ka çelur zyrtarisht sezonin e ri turistik 2024.

Me një kalendar të ngjeshur aktivitetesh sportive por edhe artistike, Vlora mirëpret turistët vendas dhe të huaj si destinacion i cili ofron përtej turizmit detar.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje të disa prej aktiviteteve që po zhvillohen në Vlorë si “parathënie e një sezoni turistik”.

Përveç bregdetit, Vlora ofron edhe turizmin malor, si dhe atë të aventurës. Po ashtu, pjesë e ofertës turistike janë muzetë, kultura, kulinaria, tradita e  ruajtur dhe promovuar me mjaft kujdes.

Bashkia e Vlorës me rastin e çeljes së sezonit turistik po organizon aktivitete të ndryshme festive, duke nisur nga festivali sportiv por edhe panairi i kulinarisë dhe zejtarisë “Vlora jonë” si dhe festivale artistike, aktivitete që tërhoqën edhe shumë të huaj që janë më pushime këto ditë në qytetin bregdetar.

2 Komente

  1. A
    Ami

    Suksese Vlorës turistike me rrugët copë copë të gërryerja, gjoja për ujësjellësin që çahen dhe nuk mbyllen më pas, me rrugën nga tuneli deri në Orikum prej tre vitesh të gërryer, dhe me punimet që nisin përherë me nisjen e sesionit turistik

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vlora.Vlora

      Po s do mend e bejne qellimisht qe te zbresin turistet nga jugu, eshte fakt cdo vit kete bejne,rruget cope dhe Dredha mburet ,,legeni i radhes i bashkise

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje