Lazarati turistik, fshati rebel i dikurshëm, tani mirëpret turistët

12 Maj 2024, 20:33Turizëm TEMA

Lazarati turistik, fshati rebel i dikurshëm, tani mirëpret

Lazarati po synon të tregojë fytyrën e tij të vërtetë, nisur që nga mikpritja, kulturën, zakonet dhe pasuritë natyrore dhe kulinare që ka.

Fshati i dikurshëm rebel që mori këtë epitet për shkak të kultivimit të kanabis sativa, tani po synon ta shërojë atë plagë të vjetër dhe emrin e tij ta lidhë me turizmin.

Hapat e para kanë nisur me bujtinat dhe shtëpitë që kanë hapur dyert për turistët. Dhe për këtë arsye organizuan edhe panairin e parë të turizmit në Lazarat. Panair që shpalosi gjithë resurset e kësaj zone, që nga duarartat e artizanatit e deri tek ushqimet, kultura dhe zakonet.

Përveçse një nismë që synon të shfrytëzojë fluksin e emigrantëve në vendin tonë, Lazarati turistik, synon që të mbajë në fshat rininë dhe të rikthejë edhe ata që kanë emigruar.

Dhe opinionet e para të turistëve janë shumë premtuese për fshatin që synon të konkurrojnë për tërheqjen e vizitorëve pranë Gjirokastrës së UNESCO-s.

Aktivitete të tilla promovuese për vlerat dhe pasuritë e Lazaratit, pritet të kthehen në një traditë në ish-fshatin rebel.

1 Komente

  1. p
    pilo Lala

    Lazaratin e beri zap Enveri 45 vjet. Lazaratin e beri zap Saimir Tahiri me 5 police femra. U bene trima me Azem Hajdarin. Tani kane ulur koken te punojne, kjo eshte e vetmja rruge per te jetuar, droga i coi gjysmen e te rinjve ne burg.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje